Lajme
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe
“Biblioteka shqip” sjell libra shqip në bibliotekat e jugut të Italisë
Projekti “Biblioteka shqip”, i iniciuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën në fund të vitit 2025, ka dhuruar libra në gjuhën shqipe dhe libra dygjuhësh italisht–shqip për disa biblioteka publike në jug të Italisë, duke krijuar kënde të reja leximi për fëmijë dhe të rinj, shkruan albinfo.ch.
Libra shqip janë dhuruar për Bibliotekën Provinciale “La Magna Capitana” në Foggia dhe për Bibliotekën Komunale të Casalvecchio di Puglia, me synimin për të mbështetur ruajtjen e gjuhës amtare dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.
Një aktivitet i veçantë u zhvillua edhe në Bibliotekën e Fëmijëve (Biblioteca dei Ragazzi) në Bari, ku u hap zyrtarisht një kënd i ri leximi në gjuhën shqipe. Në këtë ngjarje morën pjesë nxënës të shkollës shqipe pranë shoqatës “Shqiponjat e Mëndafshta”, të cilët tashmë janë të njohur me titujt e përfshirë në koleksion.
Përfaqësuesja e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Eva Ismajlukaj, theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirave të dedikuara për librin shqip në bibliotekat publike, duke i cilësuar ato si mjete konkrete për transmetimin e gjuhës shqipe te brezat e rinj në diasporë.
Projekti u realizua me mbështetjen e mësueseve të shkollës shqipe “Le Aquile di Seta” dhe në bashkëpunim me bibliotekat vendore, Konsullatën e Republikës së Shqipërisë në Bari dhe institucionet lokale, të cilat vlerësuan nismën si një kontribut të rëndësishëm për edukimin dhe ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?












