Kosova
Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”
Ky titull u dha për kontributin e jashtëzakonshëm të Walker
Kuvendi i Komunës së Shtimes, në mbledhjen përkujtimore të mbajtur sot për nder të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, i ka dhënë Ambasadorit William Walker titullin nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit të komunës, ky titull u dha për kontributin e jashtëzakonshëm të Walker në zbardhjen e të vërtetës mbi masakrën e 15 janarit 1999 dhe për lidhjen e tij të pandarë dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.
Gjatë ceremonisë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.
“Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, u shpreh Jakupi.
Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial që jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë Performanca u mbajt në kuadër të aktiviteteve të Rame Lahaj Foundation, me mbështetjen e Ambasadës së... -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë -
Britani
Shkoi e vetme në Britani në moshën 16-vjeçare, shqiptarja realizon ëndrrën e madhe -
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër













