Kosova
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së hyn në fazën përfundimtare, në shkurt nisin deklaratat përmbyllëse
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nga 9 deri më 13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt 2026 do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas njoftimit zyrtar të DHSK-së, seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30 dhe mund të ndiqen përmes transmetimit në faqen zyrtare të gjykatës me 45 minuta vonesë, në tri gjuhët zyrtare: shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë.
Sipas njoftimit, për shkak të interesimit të madh, pjesëmarrja fizike në seanca kërkon regjistrim paraprak.
“Për të përcjellë seancat nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë, regjistrimi paraprak është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim.
Sipas rendit të ditës, deklaratat përmbyllëse do të nisin me Prokurorinë më 9 shkurt, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve do të paraqesë qëndrimet e saj në ditët pasuese. Më 18 shkurt janë paraparë përgjigje nga palët dhe deklarata nga të akuzuarit, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër
Ansambli “TROJET”, 13 vjet në shërbim të trashëgimisë shqiptare në Zvicër “Trojet”, 13 vjet frymëzim dhe identitet kombëtar... -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit










