Muzikë
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Bashkëpunim i Shoqatës "Yjet e Kosovës" dhe ansamblit të muzikës klasike KamerAL Ensemble që vepron në Gjermani, i drejtuar nga dirigjenti Kushtrim Gashi
Shoqata e njour kulturore “Yjet e Kosovës” e cil prej vitesh vepron në Emmendingen (Baden Württemberg) Gjermani, njofton bashkatdhetarët se do të organizojë një koncert festiv me muzikë klasike, në nderim të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Koncerti është meritë e ansamblit të ri të muzikës klasike KamerAL Ensemble që vepron në Gjermani, drejtohet nga dirigjenti Kushtrim Gashi dhe përbëhet nga instrumentistë dhe këngëtarë shqiptarë që jetojnë në këtë shtet.
Në përbërje të ansamblit janë: Delina Hajra Gashi – Soprano; Kelvina Karaj – Violinë; Fidan Osmani – Klarinetë; Endrit Berisha – Violonçel;: Artida Bakija – Flaut & Okarinë (E ftuar speciale) dhe Kushtrim Gashi – Drejtues i Ansamblit & Piano.
Konzert_Albanische_Klassische_Musik_Poster
Në vazhdim, për lexuesit tanë një informacion më të zgjeruar për ansamblin KamerAL Ensemble, shkruar për albinfo.ch nga drejtuesi i tij, dirigjenti dhe kompozitori, Kushtrim Gashi.
Siç dihet, në Gjermani jeton një numër i madh artistësh shqiptarë – si ata që e ushtrojnë këtë profesion dhe jetojnë prej tij, ashtu edhe studentë që studiojnë në fushën e artit. Megjithatë, duke qenë se Gjermania është një vend shumë i madh, është e vështirë t’i njohim e t’i takojmë të gjithë, ndonëse komuniteti artistik në përgjithësi është një rreth më i ngushtë.
Duke u nisur nga kjo, secili prej nesh zhvillon dhe kultivon aktivitetet e veta profesionale, në shumicën e rasteve në mënyrë individuale, ose në kuadër të punës që ushtron. Por, kur flasim për bashkëpunimin si komunitet artistik shqiptar, duhet pranuar se diçka e tillë mungon në Gjermani.
Prandaj, ideja për themelimin e një Ansambli me instrumentistë profesionistë shqiptarë është jo vetëm një vlerë e rëndësishme për prezantimin e kulturës shqiptare, por edhe një nevojë e domosdoshme. Sepse, më mirë se muzika – apo arti në përgjithësi – vështirë se mund të gjendet një mënyrë tjetër që na bashkon dhe na bën të shprehim identitetin tonë kulturor si komunitet shqiptar që jeton në Gjermani.
Unë, në cilësinë e kompozitorit dhe aranzhuesit, mora me shumë dëshirë nismën për këtë ide, duke kontaktuar disa prej instrumentistëve me të cilët kemi qenë gjeneratë në shkollën e muzikës në Prishtinë, e që sot jetojmë dhe veprojmë në Gjermani. Përveç tyre, kësaj ideje i janë bashkuar edhe studentë të muzikës që jetojnë në të njëjtën rrethinë.
Aktualisht, KamerAL Ensemble (emër që besojmë se do të mbajmë) përbëhet nga: Kushtrim Gashi, aranzhues dhe piano; Delina Hajra Gashi, soprano; Artida Bakija, flaut; Fidan Osmani, klarinetë; Valjeta Vërzivolli, violinë dhe Endrit Berisha, violonçel.
Fokusi ynë kryesor do të jetë prezantimi në koncerte dhe ngjarje kulturore, kryesisht me muzikë shqiptare (por jo vetëm) të ripunuar dhe të përshtatur për këtë ansambël.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, synojmë të jemi pjesë edhe e manifestimeve shtetërore, që përfshijnë datat e rëndësishme historike shqiptare, të organizuara nga Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës dhe Shqipërisë në Gjermani. Në këtë mënyrë, përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë do të kenë një adresë të qartë, nëse duan ta pasurojnë ndonjë ngjarje me muzikë shqiptare.
Por, sigurisht, angazhimi ynë nuk do të kufizohet vetëm aty – jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë.
Edhe pse lokacioni ynë do të jetë në Gjermani, veprimtaria e ansamblit do të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët në Europë.
Si përfundim, shpresojmë të marrim përkrahjen e duhur nga të gjithë, e sidomos nga komuniteti shqiptar!
Vlen të theksohet, që koncertin premier do të kemi kënaqësinë ta prezantojmë me datë 8.02.2026, ora 13, në Festhalle në Emmendingen, ku jemi të ftuar nga kryetari i shoqatës “Yjet e Kosovës” / “Die Sterne Kosovas e.V. z. Tahir Shabani, një aktivist i palodhur, sidomos në kultivimin e kulturës shqiptare, e që ndërlidhet me qëllimin tonë si ansambël, shkruan Kushtrim Gashi, themelues dhe udhëheqës i ansamblit KamerAL Ensemble.
Koncerti mbahet: më 📅 08 Shkurt 2026 me fillim nga ⏰ Ora 13:00
Adresa: 📍 Festhalle ZfP, Neubronnstraße 25
79312 Emmendingen
🎟️ HYRJA FALAS. Çdo donacion vullnetar është i mirëseardhur dhe shumë i vlerësuar.
Organizatorët lusin të interesuarit që konfirmimin për ardhjen e tyre ta bëjnë deri më 5 shkurt 2026 në: info@sterne-kosovas e.V ose në tel: +4915755872695
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Shkurt 2026
- Ora13:00
- LokacioniEmmendingen (DE)
- Data e përfundimit8 Shkurt 2026 - 15:00
E-Diaspora
-
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër "Personi në fjalë nuk është imam i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, nuk mban asnjë funksion... -
Dietikon, Zvicër
Del para gjyqit në Zvicër Imami shqiptar -
Zvicër
Kosovari hero në Zvicër, shpëton të moshuarit nga zjarri në shtëpinë e pleqve -
Suedi
Trajnerja shqiptare në krye të kampionit suedez Hacken -
Austri
Dy pedagoge shqiptare pranohen si bashkëudhëheqëse doktorature në Austri
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës shënoi rritje të pasagjerëve pavarësisht se pati më pak fluturime Aeroporti i Gjenevës ka regjistruar rritje të lehtë të numrit të pasagjerëve gjatë vitit 2025, edhe... -
Edhe Gjeneva ndalon mjetet piroteknikë brenda -
Mbështetësit e taksimit individual reklamojnë një sistem më të thjeshtë dhe më të drejtë -
Fabrika e lëkurës në spitalin e Lozanës po punon me kapacitet të plotë për viktimat e zjarrit në Crans-Montana -
Cilat janë rregullat e Zvicrës për patinazhin ose ecjen në liqene të ngrira?














