Lajme
Për gjashtë muaj, 620 mijë të huaj në Shqipëri
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sivjet numri i vizitorëve kosovarë në Shqipëri, sipas Doganës Shqiptare, është rritur për 5 mijë vizitorë më shumë
Autoritetet e Shqipërisë tregojnë për rritjen e numrit të vizitorëve kosovarë, por edhe të shtetasve të huaj gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij vitit. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sivjet numri i vizitorëve në Shqipëri, sipas Doganës Shqiptare, është rritur për 5 mijë vizitorë më shumë.
Drejtori i Doganës në pikëkalimin e së Morinës, Edvin Kepi konfirmoi për KP se sivjet ka më shumë turistë që kanë hyrë përmes pikave të kalimit kufitar.
Të paktën sipas të dhënave krahasuese të 6 mujorit të këtij viti me atë të vitit të kaluar nga statistikat rezulton se në Shqipëri kanë hyrë këtë vit rreth 5 mijë shtetas të Kosovës, më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, dhe kjo përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës.
Referuar të njëjtave të dhëna nga dogana shqiptare, në vitin 2014 për 6 mujorin e parë të vitit, u numëruan 356 mijë e 320 shqiptarë, ndërsa shtetas të huaj 491 003. Ndërkohë në vitin 2015 për 6 mujorin e parë numërohen 361, 101 shqiptarë (nga Kosova dhe vendet tjera) ose 4781 shtetas më shumë, ndërsa të huaj 620 mijë e 109 ose 129 mijë e 106 shtetas më shumë.
Shtetasit e huaj, zakonisht janë shqiptarë nga Shqipëria e vendet tjera që jetojnë në Kosovë, por edhe që vijnë nga diaspora, dhe që mund të kenë marrë nënshtetësi tjetër (Gjermani, Zvicër etj).
“Këto janë të dhënat e fundit krahasuese të dy gjashtëmujorëve,” thonë ekspertë të doganës shqiptare.
Sipas të dhënave nga Dogana, ndodh që brenda 24 orëve në pikën kufitare në Morinë të hyjnë deri në 10 mijë shtetas të cilët destinacion kryesor kanë bregdetin shqiptar. Kjo ndodh zakonisht në periudhën 15 korrik deri më 15 gusht.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve











