Kosova
Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë
Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet, përcjell albinfo.ch.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike, dhe kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars.
Ai ka bërë me dije se pas kësaj date, fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me këto ligje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se kjo periudhë e zbatimit afirmativ duhet të përdoret maksimalisht për të filluar me procesin e integrimit përmbajtësor të sistemit shëndetësor dhe atë të arsimit në gjithë territorin e vendit”, ka thënë Bislimi.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parmelin pritet me nderime shtetërore nga Presidenti Federal i Austrisë në Vjenë Parmelin u prit nga Presidenti Federal i Austrisë në Vjenë ... -
Rrezik shembjeje akulli në Liqenin Cauma -
Qiratë pritet të rriten lehtë gjatë këtij viti në Zvicër -
Debat rreth pranimit të shtetasve të huaj rezidentë në policinë e Kantonit Baselland -
Për shkak të mungesës së borës në Ticino qendrat e skive po shqyrtojnë punë me orar të shkurtuar












