Kosova
Kurti nga Davosi: Epoka e korrupsionit ka përfunduar në Kosovë
Kurti: Kosova nuk pranon rikthimin në epokën e korrupsionit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka folur për qeverisjen e tij dhe sfidat e trashëguara, duke theksuar se Kosova ka dalë nga një periudhë e korrupsionit endemik dhe se qytetarët refuzojnë kategorikisht kthimin në të kaluarën, transmeton albinfo.ch.
“Ne e kemi trashëguar një situatë me korrupsion endemik, por ka një rezistencë dhe qëndrueshmëri të fortë të njerëzve që të mos kthehen kurrë më aty. Shpresa jonë janë qytetarët, të cilët e njoftojnë sistemin dhe publikun për korrupsionin që hasin”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka theksuar se qeverisja e tij ka vendosur standarde të reja, duke e cilësuar kabinetin qeveritar si shembull në luftën kundër korrupsionit. “Askush, absolutisht askush brenda kabinetit të ministrave, nuk e ka as imagjinatën më të vogël të përfshirjes në çfarëdo shkalle të korrupsionit”, është shprehur Kurti.
Duke folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti ka sqaruar se ato nuk ishin synim i drejtpërdrejtë i Lëvizjes Vetëvendosje, por erdhën si pasojë e mungesës së bashkëpunimit me partitë opozitare.
Sipas tij, Vetëvendosje kishte tentuar pas 9 shkurtit të vitit të kaluar të zhvillonte takime me subjektet opozitare, por këto përpjekje ishin refuzuar. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti dhe Vetëvendosje siguruan mbi 50 për qind të votave, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme qytetare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” Gazeta 20minuten po "raporton" nga Kosova me liveticker, duke bartur përshtypjet e kosovarëve që po kalojnë... -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë
Jeta në Zvicër
-
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” Gazeta 20minuten po "raporton" nga Kosova me liveticker, duke bartur përshtypjet e kosovarëve që po kalojnë... -
Mjeku nga Cyrihu, në paraburgim me dyshimin për sulm seksual -
Dhjetëra turistë zviceranë evakuohen nga zonat franceze me rrezik zjarri -
Ethet e dengës në Valis: Rajoni po trajtohet me insekticid -
Temu bashkëpunon me shoqatën zvicerane për të rritur shitjet online












