Kosova
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026
27 kompani nga Kosova përfaqësojnë industrinë e drurit dhe ndërtimit në panairin prestigjioz në Bazel të Zvicrës
Në Bazel të Zvicrës po mbahet panairi ndërkombëtar Swissbau 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e ndërtimit, arkitekturës dhe industrisë së drurit, ku këtë vit 27 kompani kosovare po prezantohen me sukses të madh, shkruan albinfo.ch.
Panairi ka nisur më 20 janar dhe do të zgjasë deri më 23 janar 2026, duke mbledhur mijëra vizitorë, profesionistë të industrisë, arkitektë, dizajnerë dhe kompani nga mbarë bota. Kosova po përfaqësohet përmes kompanive anëtare të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
Ndër kompanitë kosovare që po prezantojnë produktet dhe kapacitetet e tyre në Swissbau 2026 janë:
Mobileria Ardi, ALBED, VatëR 1954, Ukaj Company, Hoti Exclusive Woodwork, Promobi, Behari Doors, Ciaberto, Dardania Model, Delfina Home, Doçi, Relnor, Fenêtres Factory, Maxx Qeramika, Dardania Home, Lesna, GreenHouse, Orendi, Mobile Dekor, Shehu – Shkallë & Interior Design, si dhe kompani të tjera prodhuese dhe dizajni që përfaqësojnë fuqinë e sektorit kosovar të drurit dhe mobilieve, shkruan tutje albinfo.ch.
Këto kompani po prezantojnë produkte të ndryshme, duke përfshirë mobilieri moderne, dyer dhe dritare, produkte druri, dizajn interiori, shkallë, elemente ndërtimore dhe zgjidhje inovative për hapësira banimi dhe komerciale.
Pjesëmarrja në Swissbau 2026 po vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për kompanitë kosovare për të krijuar bashkëpunime të reja ndërkombëtare, për të zgjeruar rrjetin e partnerëve dhe për të promovuar cilësinë, dizajnin dhe profesionalizmin e industrisë vendore në tregun evropian.
Vizitorët mund t’i gjejnë kompanitë kosovare në Messe Basel, Halla 1.1, në stendat A90, A93, A95 dhe A98, ku ato do të vazhdojnë prezantimin e produkteve të tyre deri më 23 janar 2026.
Pjesëmarrja e Kosovës në Swissbau 2026 konsiderohet një dëshmi e rritjes së vazhdueshme të industrisë së drurit dhe ndërtimit, si dhe një hap i rëndësishëm drejt rritjes së eksportit dhe afirmimit të produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit
Jeta në Zvicër
-
Një zviceran plagos rëndë kosovarin në Uznach, St. Gallen Një burrë 25-vjeçar u plagos rëndë në një sulm në Uznach, të dielën. Një i dyshuar... -
Referendumi i 14 qershorit: Çfarë parasheh iniciativa për kufizimin e popullsisë së Zvicrës në 10 milionë banorë? -
Sistemi shëndetësor zviceran kundër kufizimit të imigracionit -
Për 5 cent më pak taksa, dënohet qytetari i Cyrihut -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet”












