Kosova
Valdete Hoti nderohet për kontributin në ruajtjen e kujtesës së gjenocidit në Kosovë
Valdete Hoti, Kryetare e Shoqatës PARANDALO ka marrë këtë nderim nga Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur" në tubimin përkujtimor të mbajtur në Cyrih
Kryesia e Shoqatës PARANDALO ka shprehur falënderim të veçantë për Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” për vlerësimin dhe mirënjohjen e ndarë për Kryetaren e Shoqatës PARANDALO, znj. Valdete Hoti, për përkrahjen e vazhdueshme të aktiviteteve të Qendrës në ndriçimin dhe dokumentimin e krimit të gjenocidit në Kosovë.
Shoqata PARANDALO iu bashkua tubimit përkujtimor të organizuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, së bashku me përfaqësues të shumtë të shoqatave dhe organizatave të tjera, me rastin e shënimit të Ditës Përkujtimore të Gjenocidit në Kosovë.
Ky tubim shërbeu si një moment solemn nderimi për viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, duke rikujtuar dhimbjen, sakrificat dhe vuajtjet e mijëra familjeve të pafajshme gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë sonë kombëtare.
Duke folur për këtë vlerësim dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, bashkëthemeluesi i Shoqatës PARANDALO, Xhemal Selimi, theksoi se ky angazhim është një detyrim moral që buron nga dhimbja kolektive dhe nga përgjegjësia ndaj brezave të ardhshëm.
“Ky vlerësim nuk i përket vetëm znj. Valdete Hoti apo Shoqatës PARANDALO, por gjithë atyre që besojnë se e vërteta duhet të thuhet, kujtesa duhet të ruhet dhe drejtësia duhet kërkuar pa u lodhur. Gjenocidi nuk harrohet dhe heshtja nuk është opsion”, u shpreh Selimi.
Nën mesazhin “NE NUK HARROJMË”, përkujtimi u shndërrua në një thirrje të fuqishme për drejtësi, për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe për angazhim të vazhdueshëm që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më.Aktiviteti bashkoi simbolikisht shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore, si dhe diasporën shqiptare kudo në botë.
Shoqata PARANDALO riafirmon se dhimbja nuk harrohet, viktimat kujtohen me nder dhe dinjitet, ndërsa kërkesa për drejtësi mbetet një obligim i përhershëm njerëzor dhe moral.
NE NUK HARROJMË!
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














