Kosova
Këto janë 19 vendet që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes
Vjosa Osmani nënshkruan pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, vendi bëhet pjesë e 19 shteteve themeluese
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump gjatë një ceremonie të mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës. Para nënshkrimit, Osmani ia ka zgjatur dorën Trumpit dhe kanë shkëmbyer disa fjalë të shkurtra, shkruan albinfo.ch.
Në ditën e themelimit të këtij bordi, pjesëmarrjen e tyre e kanë nënshkruar 19 shtete:
• Argjentina
• Armenia
• Bullgaria
• Bahrejni
• Azerbajxhani
• Hungaria
• Indonezia
• Jordania
• Kazakistani
• Katari
• Kosova
• Maroku
• Pakistan
• Paraguai
• Arabia Saudite
• Turqia
• Emiratet e Bashkuara Arabe
• Uzbekistan
• Mongolia
Bordi i Paqes është një organ ndërkombëtar i ri, i iniciuar nga Trump, që synon mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës. Sipas planit të Trumpit, Bordi përshkruhet si një “organ ndërkombëtar tranzitor” që do të ndihmojë në mbikëqyrjen e rindërtimit të enklavës palestineze, me udhëheqës botërorë në përbërje dhe Presidentin Trump në krye.
Ky hap thekson angazhimin e Kosovës në iniciativat ndërkombëtare për paqe dhe pjesëmarrjen aktive në forumet globale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit
Jeta në Zvicër
-
Për 5 cent më pak taksa, dënohet qytetari i Cyrihut Rasti ka hapur debat për proporcionalitetin e procedurave administrative... -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Rriten krimet e dhunshme në Zvicër, ekspertët flasin për shkaqet -
Zvicra miraton regjistrin kombëtar për borxhet, synohet luftimi i abuzimeve -
Gjeneva forcon kufirin me Francën, vendosen blloqe betoni në pikat kufitare













