Lajme
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar
Aksident fatal në Itali, ndërron jetë një 20-vjeçar shqiptar
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar, rreth 20 vjeç. Viktima, e identifikuar me inicialet K.Gj., ishte me origjinë nga Lezha dhe banonte prej kohësh në Itali, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, në segmentin Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë zonës së Abacisë së Stafardës.
Aksidenti është shkaktuar si pasojë e një përplasjeje të fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, i cili drejtohej nga i riu shqiptar. Përplasja ka qenë fatale për 20-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, rruga është mbyllur për disa orë, duke shkaktuar trafik dhe vështirësi të mëdha në qarkullim. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











