Lajme
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës
Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm
Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle konfirmoi dënimin me burg të përjetshëm për Liridon Berishën, 27-vjeç, për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo. Viktima, 22-vjeçe, u godit me thikë në rrugë në Hayange (Moselle) gjatë natës mes 23 dhe 24 majit 2021, transmeton albinfo.ch.
Dënimi i përjetshëm shoqërohet me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh. Në shkallë të parë, vitin e kaluar, periudha pa të drejtë lirimi me kusht ishte 22 vjet, maksimumi i paraparë, sipas raportimeve të AFP.
Ngjarja ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit. Viktima u përpoq të kërkonte ndihmë duke goditur zilen e interfonit të komisariatit të Hayange, vetëm 45 metra larg banesës së saj, por partneri e ndoqi dhe e goditi në rrugë, duke e lënë të shtrirë në mes të fqinjëve. Prokurori i përgjithshëm Nicolas Burkel e përshkroi aktin si “jashtë normales për nga dhuna”, duke theksuar se prania e fëmijës dhe e fqinjëve nuk e pengoi Berishën të vazhdonte aktin.
Avokati i tij, Arnaud Blanc, argumentoi se Berisha kishte kaluar një fëmijëri traumatike, lindur në vitin 1998 gjatë luftës në Kosovë dhe vendosur nën kujdes pas mbërritjes në Francë, për shkak të situatës dramatike në familjen e tij.
Ngjarja shkaktoi reagime të forta publike, pasi forcat e rendit kishin ndërhyrë disa herë në banesën e çiftit, dhe disa muaj para vrasjes, viktima kishte bërë një kallëzim që nuk u trajtua nga prokuroria./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














