Lajme
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Shkollat shqipe priten të hapen në Konstanz dhe Singen
Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka ndërmarrë një iniciativë të re me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Gjermani, duke paralajmëruar hapjen e shkollave shqipe në qytetet Konstanz dhe Singen, shkruan albinfo.ch.
Kjo nismë arsimore po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin shqiptar lokal dhe synon të forcojë mësimin e gjuhës shqipe, si dhe ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar te fëmijët e diasporës. Përmes kësaj iniciative, brezat e rinj do të kenë mundësi të lidhen më ngushtë me gjuhën, historinë dhe traditat shqiptare.
Procesi mësimor do të zhvillohet në ambiente të shkollave publike dhe do të jetë i hapur për të gjithë fëmijët me prejardhje shqiptare, pa dallim. Programi është konceptuar për të ndihmuar nxënësit jo vetëm në përvetësimin e gjuhës amtare, por edhe në kultivimin e ndjenjës së përkatësisë dhe ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare.
Konsullata u bën thirrje prindërve dhe bashkatdhetarëve në Konstanz dhe Singen që të mbështesin këtë iniciativë, duke u angazhuar aktivisht në regjistrimin e fëmijëve dhe në ndërtimin e një baze të qëndrueshme për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén Vepra e autorit suedez u prezantua para një audience të gjerë, ndërsa libri është përkthyer në... -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar














