Lajme

Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!

Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret me prioritetet kombëtare të zhvillimit

Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret me prioritetet kombëtare të zhvillimit

Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë pjesë aktive e historisë sonë zhvillimore; si zë, si urë dhe si forcë lidhëse mes Shqipërisë dhe botës. Samiti IV i Diasporës, që do të mbahet më 14–15 prill 2026 në Tiranë, vjen si një hap i radhës në këtë proces të vazhdueshëm angazhimi, duke e çuar bashkëpunimin në një nivel më të strukturuar, më strategjik dhe më të orientuar drejt rezultateve konkrete, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.

Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret me prioritetet kombëtare të zhvillimit. Fokus i veçantë do t’i kushtohet ideve, projekteve dhe iniciativave që lidhin ekonominë, inovacionin, kulturën, teknologjinë, arsimin dhe sipërmarrjen me vizionin për Shqipërinë 2030.
I ndërtuar si një platformë bashkë-krijimi, Samiti synon të forcojë lidhjen mes diasporës, institucioneve qendrore dhe aktorëve vendorë, duke kontribuar në politika gjithëpërfshirëse, partneritete funksionale dhe bashkëpunime të qëndrueshme ndërkombëtare. Pjesëmarrja në këtë proces nuk është simbolike, ajo është pjesë e mënyrës se si formulohen zgjidhjet dhe orientohen prioritetet për të ardhmen.
Samiti IV i Diasporës fton profesionistë, sipërmarrës, krijues dhe ekspertë nga e gjithë bota të bëhen pjesë e këtij dialogu, të ndajnë përvojën e tyre dhe të kontribuojnë në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Link i regjistrimit: https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx…