Lajme
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Komuna druan se dikush nga jashtë mund të ketë interes për xhaminë. Drejtuesi i projektit thotë: paratë janë mbledhur nga anëtarë që jetojnë në Zvicër
Një qendër kulturore islame me xhami është planifikuar në qendër të fshatit Siebnen. Komuniteti Shqiptaro Mysliman (AIG) në Altendorf ka blerë të ashtuquajturën Shtëpi Läuffer në Glarnerstrasse, në të cilën më parë kishte një dyqan me qira, trnsmeton albinfo.ch. Ndërtesa nuk do të shembet, por do të rinovohet nga brenda.
Shoqata thekson se nuk janë planifikuar ndryshime të dukshme nga jashtë në kuptimin e arkitekturës fetare. Një restorant i aksesueshëm publikisht është parashikuar në hapësirën e ish-dyqanit, së bashku me një dhomë lutjeje në një aneks ekzistues, siç raporton gazeta “Bote der Urschweiz”. Modifikimet do të kufizohen në dizajnin e brendshëm dhe kërkesat teknike si siguria nga zjarri dhe daljet e emergjencës.
Por ndryshimi i përdorimit të ndërtesës tani po shkakton debat në komunitet. Departamenti i Çështjeve Ekonomike i Kantonit të Schwyzit arriti në përfundimin se blerja e pronës nga AIG nuk kërkonte leje dhe dha dritën jeshile. Komuna e Schübelbachut nuk është dakord dhe ka paraqitur një ankesë kundër këtij vendimi.
Shoqata hedh poshtë akuzat
Komuna i justifikon veprimet e saj duke deklaruar se duhet të shqyrtohet nëse individë që jetojnë jashtë vendit mund të kenë një interes kontrollues në blerje.
Për më tepër, ajo thekson se çdo ndryshim i mëvonshëm i përdorimit të pronës do të kërkonte në çdo rast një proces formal leje ndërtimi, duke përfshirë një shqyrtim të përputhshmërisë së zonimit, përcjell albinfo.ch gazetën zvicerane. Kishat dhe ndërtesat fetare rregullohen në mënyrë të posaçme, në kodin e ndërtimit komunal.
Shoqata i hedh poshtë me vendosmëri akuzat e bëra nga komuna. Sinan Sadriu, udhëheqës i projektit të ngritjes së qendrës kulturore me xhami shpjegon se të gjitha fondet burojnë nga rajoni dhe janë mbledhur nga anëtarët që jetojnë në Zvicër.
Nuk ka as mbështetje qeveritare dhe as ndonjë rrjedhë parash nga jashtë. Ky informacion është verifikuar nga kantoni. “Çdo frang vjen nga komuniteti lokal”, i tha ai gazetës “Bote”.
Pyetjes së bërë nga gazeta nëse komuna ishte thelbësisht kundër një qendre kulturore islamike, këshilli komunal nuk pranoi t`i përgjigjej. Ata deklaruan se donin të siguroheshin që të gjitha kërkesat ligjore të përmbusheshin. Në të njëjtën kohë, komuna pranon: “Kjo ka mundësi të jetë një çështje e ngarkuar emocionalisht”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali Aktiviteti përkujtimor i kushtohet sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të lirisë... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit











