Kosova
Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë
“Diella” paditet për imazhin, aktorja Anila Bisha i drejtohet gjykatës për ministren virtuale, qeveria: Pretendim pa bazë
Aktorja Anila Bisha ka nisur procedura ligjore lidhur me përdorimin e imazhit të saj në avatarin “Diella”, asistentja virtuale e platformës qeveritare e-Albania, e cila më 11 shtator 2025 mori edhe rolin simbolik të “ministres së parë” të krijuar me Inteligjencë Artificiale, përcjell albinfo.ch.
Sipas përfaqësuesve ligjorë të aktores, përdorimi i imazhit të saj në këtë funksion të ri është bërë pa pëlqimin e saj. Dy ditë më parë, Bisha ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë.
Mbrojtja pretendon se përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale i ka shkaktuar aktores dëm të madh, të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm. Avokati i saj, Aranit Roshi, tha se prodhimi i avatarit në këtë formë është realizuar pa miratimin e shprehur apo të nënkuptuar të aktores.
“Ne i jemi drejtuar gjykatës me kërkesën për pezullimin e përdorimit të imazhit në vazhdimësi deri në përfundim të gjykimit. Nëse gjykata vendos në favor të kërkesës sonë, brenda një afati do të depozitojmë padinë. Do të vijojmë procedurat ligjore, por mbetemi të hapur për zgjidhje me marrëveshje”, deklaroi Roshi.
Sipas tij, kontrata e nënshkruar më 3 dhjetor 2024 mes aktores dhe kompanisë ALEAT parashihte përdorimin e figurës dhe zërit të saj vetëm për asistenten virtuale informuese në portalin qeveritar.
“Objekti i kontratës ka qenë ekskluziv dhe i kufizuar. Imazhi dhe zëri i saj nuk mund të përdoreshin për asnjë produkt tjetër”, theksoi avokati.
Mbrojtja e konsideron të paligjshme dhe të rrezikshme përdorimin e identitetit të aktores në këtë rol, duke argumentuar se avatari mund të përdoret për deklarata apo qëndrime me të cilat Bisha mund të mos pajtohet. Sipas tyre, figura e saj është përdorur edhe në forume ndërkombëtare dhe është bërë subjekt meme-sh pa pëlqimin e saj.
Kërkesa për sigurimin e padisë është ngritur kundër Këshillit të Ministrave, kryeministrit Edi Rama, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe kompanisë APEL.
Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim, institucion në varësi të Kryeministrisë, i ka cilësuar pretendimet e aktores si të pabazuara. Drejtoresha e kësaj agjencie, Manjola Hasa, deklaroi për Top Channel se Shqipëria është një vend demokratik ku qytetarët kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore, ndërsa vlerësimin përfundimtar do ta japë gjykata.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës pritet të zhvillohet brenda pesë ditëve në Gjykatën Administrative.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën Shumë burokraci, konkurrenca nga Kina dhe SHBA-të dhe zhvillimet politike botërore po ndikojnë në ekonominë evropiane.... -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla














