Shqipëria
Rënia e Euros në Shqipëri ndikohet edhe nga remitencat
1 euro në Shqipëri sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë arrin në 96.35 lekë
Jo ngritje-kokë, por vetëm rënie të mëtejshme, euro ka prekur minimum të reja këtë fund shkurti nw Shqipwri.
1 euro në Shqipëri sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë arrin në 96.35 lekë, por qytetarët brenda vendit në pikat e këmbimit valutor apo biznese të ndryshme, po e këmbejnë edhe për më pak, duke vërtetuar edhe më tej zhvlerësimin e kësaj monedhe evropiane, shkruan TCh, transmeton albinfo.ch.
Sipas ekspertëve në këto muaj të parë të vitit faktor kryesor në zhvlerësimin e valutës janë remitancat sasitë e të cilave janë shtuar ndjeshëm nga emigrantët për të ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri.
“Në fakt konsiderohej muaji prill maj ku nis sezoni turistik dhe kemi sasi të madhe të euros në treg por kjo rënie e euros vijon dhe në muajin shkurt. Do të thotë që kemi shumë remitanca duke qenë se kemi nivel të ulët të pensioneve remitancat vjen në nivele të larta. Kjo është për kompensimin e zhvlerësimit të kursit të euros. Nga ana tjetër shohim që Shqipëria si një vend turistik po promovohet dhe në muajin shkurt. Dhe për të investuar tek pasuritë e patundshme kjo ka ndikuar në rritjen e tyre dhe një pjesë e mirë e këtij sektori vazhdon dhe shitet në euro”, shprehet Romina Radonshiq, eksperte ekonomie.
Në 9 muajt të 2025 emigrantët dërguan rreth 817 mln euro remitanca, por krahasuar me një dekadë më parë euro është zhvlerësuar me 30%. Ndërsa për të njëjtën periudhë investimet e huaja të cilat janë një ndër kanalet kryesore formale të sjelljes së euros në Shqipëri arritën në 1.2 mld euro. Shifra të cilat janë në rritje edhe në 2026.
Një përqendrim i lartë i euros në Shqipëri sipas ekspertëve po dëmton shumë sektor edhe në 2026, me më të prekurit eksportuesit.
“Parë nga aspekti makroekonomik kemi uljen e inflacionit. I qëndrueshëm pranë objektivit të bankës së Shqipërisë edhe se produktet e importit janë me çmime më të ulëta për shkak të euros. Efekt pozitiv dhe borxhi jashtëm qeveria e ka ulur. Efekt negativ tek eksportuesit që ndihen në vështirësi prej 3 vitesh.”, shton ajo.
Krahasuar me një vit më parë euro është zhvlerësuar me 2.7% teksa në shkurt 2025 arrinte në 99.08 lekë.
Me objektiv rritjen e rezervës valutore dhe përshtatjen e kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 330-450 milionë Euro gjatë vitit 2026.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit... -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë” -
Mynih
FC Kosova München siguron ngjitjen në Bezirksliga
Jeta në Zvicër
-
Evropa po përballet me mungesë punëtorësh 46 për qind e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar... -
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar














