Muzikë
Kosova, 18 vite shtet në Gjenevë – diplomacia dhe arti shqiptar në një skenë të përbashkët
Në sallën prestigjioze Victoria Hall në Gjenevë, arti shqiptar u prezantua me një dinjitet të veçantë, duke marrë një dimension të lartë estetik përmes interpretimit të dy emrave me jehonë ndërkombëtare, tenorit të mirënjohur Rame Lahaj dhe sopranos së jashtëzakonshme Marigona Qerkezi.
Në këtë hapësirë ikonike të muzikës klasike u zhvillua një koncert solemn, ku dy artistët e shquar dhuruan një performancë të nivelit të lartë, e cila u mirëprit me duartrokitje të gjata dhe entuziaste nga publiku, duke e shndërruar mbrëmjen në një përjetim të veçantë artistik.
Programi i përzgjedhur me kujdes përfshinte perla të muzikës klasike botërore dhe shqiptare, duke krijuar një atmosferë të thellë emocionale dhe duke dëshmuar për pasurinë shpirtërore dhe kulturore që arti shqiptar bart në skenat ndërkombëtare.
Koncerti u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, si ngjarja qendrore në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë mbrëmje festive morën pjesë personalitete të shumta nga komuniteti shqiptar, përfaqësues të institucioneve zvicerane në nivel kantonal dhe federal, si dhe diplomatë, duke e shndërruar këtë event në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës dhe diplomacisë.
Me fjalë përshëndetëse u paraqitën Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, Floreta Kabashi-Ademaj, si dhe Shkëlqesia e Tij, Ambasador Mentor Latifi nga Ambasada e Kosovës në Bernë, së bashku me përfaqësues të institucioneve vendore. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të korit diplomatik nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe figura të jetës publike, kulturore dhe shoqërore.
Kjo ngjarje gërshetoi në mënyrë harmonike identitetin kulturor, diplomacinë dhe shpirtin e një kombi, duke e bërë Kosovën të pranishme me dinjitet në një nga skenat më prestigjioze ndërkombëtare. Një nga momentet kulmore të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ku salla u mbush me emocione të thella.
Publiku, i bashkuar me tenorin Rame Lahaj, e shoqëroi këngën mes duartrokitjeve të pandërprera, duke kulmuar me një ovacion në këmbë nga e gjithë salla.
Fotografi nga Gent Mersinaj
E-Diaspora
-
Shkatërron mercedesin në një vetaksident: 6 muaj burg për kosovarin Automjeti u katapultua në ajër: "Pas rreth 25 metrash, ai u përplas në tokë dhe më... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Berlin
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Berlin me një mbrëmje solemne -
Diaspora
Presidentja Osmani: Mërgata është zemra që rreh për Kosovën kudo në botë -
Austri
Steiermark: Kënga dhe vallja shqipe jehon për nder të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Shkatërron mercedesin në një vetaksident: 6 muaj burg për kosovarin Automjeti u katapultua në ajër: "Pas rreth 25 metrash, ai u përplas në tokë dhe më... -
Qendrat federale të azilit në Zvicër, kritika për kushte si në burg -
Dështimet e SECO vazhdojnë të ndikojnë tek të papunët -
Shtetet e BE-së miratojnë marrëveshjet me Zvicrën -
Covidi i gjatë duhet të njihet si një sëmundje













