Lajme
Swissmint: Këtu lind frangu zviceran
Miliona monedha prodhohen çdo vit në Bernë, ndërsa më 8 mars qytetarët votojnë për të ardhmen e parasë cash në Zvicra
Në zemër të Bernës ndodhet institucioni që garanton qarkullimin e “pesëfrangëshit” dhe monedhave të tjera zvicerane: Swissmint, Monedhëprerësja Federale e Zvicrës. Çdo vit aty prodhohen miliona monedha, dizajni i të cilave ka mbetur pothuajse i pandryshuar ndër dekada, përcjell albinfo.ch.
Më 8 mars, qytetarët zviceranë do të votojnë për iniciativën “Paraja e gatshme”, e cila synon ta garantojë në Kushtetutë disponueshmërinë e parasë cash dhe frangun si valutë kombëtare. Por që “Fünfliber”-i dhe monedhat e tjera të jenë në qarkullim, kujdeset pikërisht Swissmint.
Sot në qarkullim ndodhen rreth 5.9 miliardë monedha zvicerane – të gjitha të prodhuara në Bernë. Metali për to sigurohet nga jashtë, për shembull nga Koreja e Jugut, por procesi i prerjes dhe kontrollit kryhet në Zvicër. Pas vetëm pak sekondash në makineri dhe një kontrolli të detajuar cilësor, krijohen monedhat e para 1-frangëshe të vitit 2026.
“Ne prodhojmë saktësisht aq monedha sa kërkon Banka Kombëtare,” thotë Delphine Meyer, zëvendësshefe e marketingut në Swissmint. Këtë vit do të prodhohen 35 milionë monedha, krahasuar me 40 milionë vitin e kaluar. Në vite të tjera, prodhimi ka qenë 16 milionë, madje edhe 75 milionë, varësisht nga nevoja.
Sipas Meyer, fakti që dizajni i monedhave ka ndryshuar shumë pak me kalimin e kohës është një nga arsyet pse frangu konsiderohet valutë e qëndrueshme dhe e sigurt.
Historikisht, frangu ka pasur edhe rol bashkues. Sipas historianit Jan Chiarelli, kur u prezantua në vitin 1850, ai zëvendësoi rreth 700 valuta të ndryshme që qarkullonin në territorin zviceran, duke u bërë një lloj “ngjitësi kombëtar”. Emri dhe dizajni i tij u frymëzuan fuqishëm nga franga franceze.
Sot, më shumë se një shekull e gjysmë më vonë, frangu mbetet jo vetëm simbol ekonomik, por edhe pjesë e identitetit kombëtar zviceran. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo Isabel Eve ngjitet në skenën prestigjioze të Arena di Verona në një event të prezantuar nga... -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Amerikë
Albani, Albana dhe Arta – tre të rinj shqiptarë me sukses akademik në SHBA -
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027












