Lajme
SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Teheranin, 40 viktima në Iran
Teherani kundërpërgjigjet me valë goditjesh; raportohet për viktima dhe shpërthime në disa vende të rajonit
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të përbashkët”. Sipas autoriteteve izraelite, në shënjestër të sulmeve ishin udhëheqësi suprem i Iranit, presidenti dhe kreu i forcave të armatosura.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi fushatën ushtarake të SHBA-së si “masive dhe në vazhdimësi”, duke u bërë thirrje iranianëve që “ta marrin në dorë qeverinë e tyre”. Ai akuzoi Teheranin se po punonte për të rindërtuar programin e tij bërthamor pas sulmeve të mëparshme të SHBA-së, për të cilat kishte deklaruar se i kishin shkatërruar plotësisht objektet. Nga ana tjetër, Irani ka këmbëngulur se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
Operacioni izraelito-amerikan u krye nga forcat ajrore izraelite, ndërsa ministri i Mbrojtjes së Izraelit e cilësoi si sulm parandalues ndaj Iranit. Mediat iraniane konfirmuan shpërthime në disa zona të vendit.
Në kohën e sulmit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) lëshuan një paralajmërim kombëtar, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë pranë zonave të mbrojtura.
“Ky është një paralajmërim paraprak me qëllim përgatitjen e publikut për mundësinë e lëshimit të raketave drejt shtetit të Izraelit”, deklaroi IDF.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi për tre shpërthime në qendër të Teheranit, ndërsa ISNA njoftoi për tym të dendur që ngrihej mbi kryeqytet. Sipas Fars, raketa kanë goditur lagjen qendrore Jomhouri dhe zonën pranë Universitetit të Teheranit. Autoritetet iraniane kanë nisur inspektimin e zonave të prekura dhe kanë rritur masat e sigurisë në kryeqytet.
Teherani iu përgjigj sulmeve me një valë të paprecedentë goditjesh drejt Izraelit dhe objektivave amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme. Shpërthime u raportuan në disa vende të rajonit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin.
Ndërkohë, bilanci i viktimave në Iran është rritur. Sipas raportimeve zyrtare, një sulm izraelit ka goditur një shkollë në Minab, ku numri i të vdekurve ka arritur në 40 persona, nga 24 që ishte raportuar më herët. Autoritetet vendase po vazhdojnë hetimet dhe përditësimin e të dhënave mbi viktimat.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon fluturimet për në Tel Aviv dhe Dubai Pasi Irani u sulmua nga SHBA-të dhe Izraeli të shtunën, Swiss International Airlines nuk do të... -
Gjykata e Usterit jep 11 vjet burg për vrasjen e 28-vjeçarit me thikë në Zvicër -
Revista gjermane shpall 10 qytetet e vjetra më të bukura të Zvicrës -
Pesë aksidente zinxhir në autostradat A1 dhe A13 në St. Gallen, ka të lënduar -
Swissmint: Këtu lind frangu zviceran











