Portrete të firmave
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Për një numër pacientësh nga viset shqiptare që jetojnë në Austri, mosnjohja e gjuhës gjermane përbën problem kur shfaqet nevoja për të kërkuar shërbime mjekësore. Ortopedi Dr. Leonard Ndue është zgjidhja, ku shumë pacientë marrin trajtim nga ai, pikërisht sepse ndjehen më të lirë kur arrijnë të komunikojnë drejtpërdrejtë edhe në gjuhën shqipe
Me një angazhim të vazhdueshëm në ordinancën e tij private dhe në një ordinancë tjetër ku shërbimet mjekësore kryen përmes sigurimeve shëndetësore publike (Alle Kassen), mjeku shqiptar, Leonard Ndue, është sot një nga emrat më të besueshëm në fushën e ortopedisë në Vjenë. Me më shumë se një dekadë përvojë profesionale, Dr.Leonardi trajton mbi dymbëdhjetë mijë pacientë në vit, të cilët përballen me probleme të ndryshme muskuloskeletale, veçanërisht ato që prekin shtyllën kurrizore dhe gjunjët.
Ai drejton klinikën e tij private “Orthosana” në „Bezirk”-un(zonën) e 19-të të kryeqytetit austriak. Njëkohësisht ka ndërtuar përvojë të gjerë edhe në ordinanca të tjera të njohura, midis tyre në polikliniken më të madhe ortopedike, në qendrën tregtare “Donauzentrum”, pastaj në ordinancën ortopedike në „Bezirk”-un e 10-të, ku vazhdon ekzaminimin dhe trajtimin e foshnjave me displazi kongjenitale të legenit. Kurse, që nga viti 2022, ai është aktiv kryesisht në klinikën “Orthopädie 1150” në objektin e Qendrës Tregtare “Lugner City”. Aty, në bashkëpunim me kolegë të tjerë, Dr. Ndue ofron trajtime gjithëpërfshirëse – nga diagnostikimi i saktë deri te terapitë moderne për menaxhimin e dhimbjes.
Si fëmijë, Leonard Ndue e dinte se do të bëhej mjek
I lindur para 41 vitesh në Hietzing të Vjenës, Leonard Ndue ishte fëmija i katërt i një familje emigrantësh të ardhur nga një fshat nga komuna e Gjakovës. Kujdesi mjekësor që morën prindërit e tij për një nga vëllezërit e tij, bënë që ata të qëndronin përfundimisht në Austri.
Qysh si fëmijë, ai e dinte se do të bëhej mjek. Pasi lëvizën me familjen në Klosterneuburg, Leonardi filloi studimet në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë, në vitin 2005. Pas diplomimit shkoi në Boston të ShBA-së, si mjek kërkimor klinik, ku po punonte për miratimin e një ilaçi për foshnje. Në vitin 2014, filloi specializimin në ortopedi, duke punuar tashme njëkohësisht në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës (AKH) dhe në Spitalin Universitar në Tulln. Pas përfundimit të specializimit, që nga viti 2020 ai ka punuar në ordinanca ortopedike publike dhe private.
Sot, Dr. Leonardi merret me probleme të ndryshme që lidhen kryesisht me shtyllën kurrizore dhe gjunjët. Të shumë pacientë sipas tij, luan rol komponenti psikologjik, sidomos tek ata që kanë prejardhje migrimi.
Problemet kryesore shëndetësore që trajtohen në ordinancë janë: dhimbja dhe lëvizja e kufizuar e shtyllës kurrizore dhe të gjitha nyjave të tjera, siç janë: gjuri, shpatulla dhe ijët, si dhe deformimet e këmbëve. Të porsalindurit ekzaminohen gjithashtu si pjesë e kontrollit shëndetësor “Mutter – Kind – Pass”. Monitorimi i rregullt vjetor i rritjes së fëmijëve derisa të arrijnë pjekurinë skeletore është gjithashtu një procedurë e zakonshme, pasi shumë probleme mund të trajtohen herët dhe butësisht në këtë fazë.
Shërbimet në Klinikën Ortopedike “Orthopädie 1150”
Qëllimi i Dr. Leonardit me kolegët e tij, është që të arrijnë lehtësimin e dhimbjes për pacientin, të rivendosin lëvizshmërinë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i informojmë ata për rrjedhën e mëtejshme të trajtimit.
Klinika “Orthopädie 1150” në “Lugner City” e hapur në vitin 2021 nga Dr. Florian Sevelda, funksionon mbi një filozofi të përbashkët pune, ku çdo rast trajtohet individualisht dhe në përputhje me standardet më të fundit mjekësore.
“Kujdesemi që metodat e punës së të gjithë mjekëve të jenë të harmonizuara dhe të orientuara drejt nevojave reale të pacientit,” shprehet Dr. Leonardi.
Trajtimi nis gjithmonë me një ekzaminim gjithëpërfshirës dhe vlerësim diagnostikues, i ndjekur nga terapi konservative të ndryshme. Në klinikë ofrohen terapi manuale ortopedike, programe për menaxhimin e dhimbjes, përdorimi i splintave, fashave dhe ortozave, si dhe medikamente kundër dhimbjes. Një rol të rëndësishëm zënë injeksionet e synuara në nyje, infuzionet për lehtësimin e dhimbjes, si dhe diagnostikimi dhe trajtimi i osteoporozës dhe problemeve ortopedike te foshnjat dhe fëmijët. Siç shpjegon vetë ai: “Injeksionet, edhe pse shpesh kanë një reputacion të keq, janë shumë efektive dhe të buta për trupin, sepse veprojnë drejtpërdrejt në vendin e dhimbjes.”
Përveç këtyre metodave, klinika ofron edhe terapi moderne si ajo me valë goditëse (Stoßwellentherapie) dhe terapia me fushë magnetike EMTT, të cilat nxisin rigjenerimin e indeve dhe reduktojnë inflamacionin kombinimi i këtyre dy terapive sjell lehtësim më të shpejtë të dhimbjes dhe përmirësim të dukshëm, veçanërisht te gjendjet kronike, duke shmangur shpesh nevojën për ndërhyrje kirurgjikale.
“Këto teknologji na ndihmojnë të trajtojmë struktura në trup që nuk mund t’i arrijmë ndryshe me terapitë konvencionale. Për shembull, në rastin e problemeve të diskut ndër vertebror, valët magnetike mund të përdoren për të trajtuar qelizat e inflamuara të diskut dhe vertebrës ngjitur pa pasur nevojë për injeksione. Valët goditëse rigjenerojnë tendinët dhe muskujt, duke i lejuar ato të rifitojnë funksionin e tyre më shpejt. Në rastet e gjendjeve kronike ku qarkullimi i dobët është shkaku kryesor, shpesh ka pak alternativa ndaj kirurgjisë”, sqaron tutje ai.

Link: https://ortho1150.at/
Pa barriera gjuhësore, pacientët shqiptarë trajtohen nga Dr. Leonard Ndue
Për një numër pacientësh nga viset shqiptare që jetojnë në Austri, mosnjohja e gjuhës gjermane përbën problem kur shfaqet nevoja për të kërkuar shërbime mjekësore. Ortopedi Dr. Leonard Ndue është zgjidhja, ku shumë pacientë marrin trajtim nga ai, pikërisht sepse ndjehen më të lirë kur arrijnë të komunikojnë drejtpërdrejtë edhe në gjuhën shqipe.
“Barrierat gjuhësore intensifikojnë ndjenjat e pafuqisë dhe izolimit, të cilat mund të kontribuojnë në depresion, ankth dhe dhimbje të somatizuara – stresi psikologjik mund të përkeqësojë sëmundjet fizike. Komunikimi i drejtpërdrejtë zvogëlon këtë barrë, forcon vetëvlerësimin dhe përmirëson shëndetin mendor. Pacientët ndihen të pavarur dhe të vlerësuar, gjë që nxit bashkëpunimin me mjekun dhe kështu nxit shërimin, duke kursyer edhe kohë trajtimi. Fatkeqësisht, koha është shpesh e pamjaftueshme në kilinika mjekësore me sigurim shëndetësor, gjë që për fat të keq çon në mostrajtimin e pacientëve nëse nuk mund ta kuptojnë mjekun, pasi mjeku nuk dëshiron t’i dëmtojë ata”, thotë ai. Vizita mjekësore në ordinancën “Orthöpedi 1150” mund të bëhet me gjitha kartat e sigurimeve (Alle Kassen)
Çfarë thotë Dr.Florian Sevelda për Dr. Leonard Nduen?
Për të garantuar trajtim sa më cilësor, klinika bashkëpunon ngushtë me mjekë të disiplinave të tjera dhe me institucione të mëdha shëndetësore, përfshirë Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës (AKH).
Për shkak të numrit të lartë të pacientëve, Dr.Florian Sevelda sqaron se bashkë me Dr.Leonardin, po planifikojnë zgjerimin e aktivitetit dhe shndërrimin e klinikës në një poliklinikë, me qëllim krijimin e kapaciteteve të reja për pacientë të rinj.
“E njoh Dr.Leonardin që nga koha ime, si shef i departamentit në “AKH”, ku ai po kryente trajnimet për Ortopedi. Që nga viti 2022 punojmë bashkë në ordinancën time. Dr. Ndue është një koleg i besueshëm, kompetent, punëtor, i përgjegjshëm dhe miqësor. Ai është inovativ, dhe bashkë në dy vitet e ardhshme do e hapim së bashku një poliklinikë mjekësore”, thotë Dr.Sevelda, për albinfo.at.

Trajtimet private në klinikën e tij “Orthosana” në “Bezirk”-un e 19-të
Qëllimi kryesor për Dr.Ndue është trajtimi sa më i mirë dhe më i shpejtë i pacientëve brenda kornizës së sigurimit shtetëror publik. Sidoqoftë, ata të cilët duan konsultime apo trajtime më të gjata, mund të vizitojnë Dr.Leonardin edhe në ordinancën e tij private.
Megjithatë, Dr. Leonard Ndue ka një moto kur bie fjala tek ndërhyrjet kirurgjikale:
Motoja e tij është e qartë – kirurgjia është gjithmonë zgjidhja e fundit, sepse shumë probleme mund të trajtohen me sukses edhe brenda sistemit publik.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
Bletarët zviceranë duan që mbrojtja e pjalmuesve të përfshihet në kushtetutë Organizatat e bletarisë dhe mjedisit duan të përfshijnë mbrojtjen e bletëve dhe insekteve të tjera pjalmuese... -
Biblioteka Kombëtare: Kujtesa gazetareske pasurohet me 1.5 milion gazeta zvicerane të digjitalizuara -
Pse parashikimet buxhetore të Konfederatës janë shpesh më të këqija se realiteti -
Kërkesa për pajisje zjarrfikëse është rritur ndjeshëm që nga tragjedia e Crans-Montanës -
Zvicër: Tragjedi në vendin e punës, humb jetën një person nga Maqedonia















