Shqipëria
Ambasada shqiptare në Katar apel për qytetarët: Respektoni udhëzimet e autoriteteve
Ambasada e Shqipërisë në Katar ka bërë të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet lidhur me situatën e sigurisë në rajon dhe veçanërisht në Katar. Ky monitorim po bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoritetet vendase dhe përfaqësitë e tjera diplomatike në Doha.
Sipas njoftimit, aktualisht nuk ekzistojnë kushtet e duhura për rikthimin e jetës normale dhe aktiviteteve të përditshme.
Për këtë arsye, ambasada u rekomandon qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Katar të qëndrojnë në banesat e tyre, sidomos në rast të zhvillimeve të mëtejshme. Ata këshillohen gjithashtu të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të zbatojnë me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve për qetësi, kujdes dhe vigjilencë, duke theksuar rëndësinë e durimit për të kaluar këtë situatë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se hapësira ajrore e Katarit mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Për të shmangur keqinformimin, ambasada këshillon ndjekjen e burimeve të sigurta të informacionit, si mediat vendase dhe ato ndërkombëtare. Po ashtu, u kërkohet qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare që u dërgohen në kohë reale në telefonat e tyre.
Ambasada garanton se do të vijojë komunikimin me qytetarët përmes emailit, rrjeteve sociale dhe grupit të komunitetit shqiptar në Doha, ndërsa linjat telefonike të emergjencës janë të disponueshme gjatë gjithë kohës.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit... -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë” -
Mynih
FC Kosova München siguron ngjitjen në Bezirksliga
Jeta në Zvicër
-
Evropa po përballet me mungesë punëtorësh 46 për qind e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar... -
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar













