Lajme
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00 në CineClub Quinnie, Laupenstrasse 17, Bernë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër njofton se në kuadër të aktivitetit “Javët e Frankofonisë në Bernë” do të shfaqet filmi i njohur shqiptar “Përrallë nga e kaluara”, një variacion mbi
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës, ju fton në shfaqjen e filmit klasik shqiptar “Përrallë nga e kaluara”, me regji të 𝐃𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭ë𝐫 𝐀𝐧𝐚𝐠𝐧𝐨𝐬𝐭𝐢𝐭”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada.
Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00 në CineClub Quinnie, Laupenstrasse 17, Bernë.
Hyrja falas – regjistrimi i detyrueshëm!
Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/DhW8e5gUegLchYiF8
Filmi artistik, prodhim i vitit 1987, (1h28), është një satirë mbi martesat e rregulluara dhe përplasjen mes traditës dhe dëshirës për liri, bazuar në veprën e 𝐀𝐧𝐭𝐨𝐧-𝐙𝐚𝐤𝐨 Ç𝐚𝐣𝐮𝐩𝐢𝐭 “14 vjeç dhëndër”.
https://www.slff.ch/…/une-fable-de-jadis-perralle-nga…/
Ju mirëpresim!
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Mars 2026
- Ora18:00
- Data e përfundimit23 Mars 2026 - 19:30
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













