Lajme
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut
Kandidati me rrënjë shqiptare i FDP nuk ka arritur të zgjidhet as në ekzekutivin e Cyrihut, post që e synonte krahas atij të kryebashkiakut
Raphael Golta (Partia Socialdemokrate) kryeson bindshëm në garën për kryetar bashkie të Cyrihut që u zhvillua sot.
Përparim Avdili, Presidenti i FDP-së së Cyrihut kishte kandiduar për kryetar bashkie dhe për anëtar të Këshillit Bashkiak (ekzekutivit) të qytetit më të madh të Zvicrës. Në garën për kryetar i ishte i dyti, menjëherë pas Raphael Golta-s, por me një diferencë të madhe votash.
Me tetë nga nëntë distrikte të numëruara, ai e ka të vështirë të hyjë edhe në ekzekutivin e qytetit. Avdili thotë për TeleZüri: “Sigurisht, kisha shpresuar për një rezultat tjetër.”
“E dija që kjo do të ishte gjithçka tjetër përveçse një gjë e lehtë. E kam ndjerë vërtet këtë gjatë javëve të fundit; jam përballur me një opozitë të ashpër.”
“Faleminderit shumë për mbi 47’000 votat. Fakti që kaq shumë njerëz e kanë shkruar emrin tim në fletën e votimit më nderon jashtëzakonisht shumë. Natyrisht jam i zhgënjyer që nuk mjaftoi për t’u zgjedhur në ekzekutivin e qytetit (Stadtrat). Veçanërisht sepse arrita shumicën absolute, por për shkak të sistemit të zgjedhjeve mbeta jashtë si kandidati i tepërt. Megjithatë jam jashtëzakonisht krenar – për këtë fushatë të shkëlqyer zgjedhore, me të cilën arritëm të japim një sinjal të ri në Cyrih. Fakti që FDP arriti të rrisë mbështetjen, të vendoset qartë si forca e dytë më e madhe dhe të fitojë dy vende shtesë, më bën edhe më krenar.Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të qytetit tonë – si anëtar i këshillit komunal, si qytetar i këtij qyteti dhe mbi të gjitha si Përparim Avdili juaj.”, ka deklaruar Avdili pas numüerimit te votave!
Përparim Avdili tani i mungojnë 4,000 vota për të siguruar një vend në këshillin bashkiak.
Por rezultati i FDP-së e bën atë krenar: “Kjo tregon se partia është e rrënjosur dhe e gjallë në qytetin e Cyrihut,” tha Avdili, transmeton albinfo.ch.
Në shtatë nga nëntë zonat zgjedhore, votat janë numëruar tashmë. Rezultatet që vinin nga Zona 9, e cila përfshin lagjet Altstetten (prej ng vjen Avdili) dhe Albisrieden ishin zhgënjyese për kandidatin e FDP-së.
Ndërsa në zonat zgjedhore 7 dhe 8 në qytetin e Cyrihut, Përparim Avdili arriti një rezultat të fortë. Ai doli i treti në këtë zonë, pas Raphael Golta-s të SP-së.
Siç qëndrojnë gjërat, të katër kandidatët e këshillit bashkiak të SP do të zgjidhen dhe të Gjelbrit do të fitojnë një vend të tretë. Kjo vjen në kurriz të FDP-së, e cila duket se do të humbë një vend. Një sukses i madh për të majtën, e cila tani do të mbante shtatë nga nëntë vendet në ekzekutiv
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












