Kosova
Në Prishtinë protestohet e marshohet për 8 Mars
Sipas marshuesve, sistemi patriarkal po ndjehet në përditshmëri
Në rrugët e Prishtinës sot u marshua nën thirrjet për barazi e mbrojtje të grave.
Me brohoritjet “Marshojmë, s’festojmë – njëra-tjetrën ne e mbrojmë”, Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” thirri në rrugët e Prishtinës për luftim të të gjitha llojeve të dhunës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, marshuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, u ndalën tek objekti i Policisë së Kosovës, për të vazhduar më pas te objekti i Qeverisë së Kosovës, raporton kosovapress, transmeton albinfo.ch.
Sipas marshuesve, sistemi patriarkal po ndjehet në përditshmëri.
“Kjo dhunë që është e normalizuar ndjehet në përditshmëri, e si rezultat na kanë jep ndjesinë që duhet të revoltohemi e me luftu kundër këtij sistemi shtypës. Jemi mbledhur me e ditë tërë Kosova se ka rezistencë, që na përkundër shtypjes sistematike e rraskapitjes që e ndjejmë nga pozita që na është dhënë si grua. Prej vegjëlisë na imponohet me u formësua në një mënyrë qe i leverdisë patriarkatit, burrave. Na përçohet një mesazh që ne duhemi të ekzistojmë si verzioni më i imtë e i kufizuar i vetës. Mësohemi me marrë komente për trupin tonë, me u seksualizu e objektivizu duke qenë fëmijë”, tha njëra nga aktivistet.
Ajo tha se të gjitha format e dhunës duhet të luftohen. “Shumica në Kosovë mësohen me e duru dhunën prej personave që supozohen me na rrite… Në shkolle na mësojnë si shuhet zëri jonë, jo si fuqizohet. Abuzim që përjetohet në vende pune ku është e normalizuar me tu cenua dinjiteti dhe shteti ta kthen shpinën mbrapa kur ngrit zërin.. Në vend se abuzuesi të gjykohet në gjyq, gjykohet viktima e tij në ndërgjegje shoqërore. Po ua rikujtojmë Policisë se kanë faj për çdo mosreagim të dhjetëra rasteve të dhunës së raportuar. Ata vetë janë abuzues dhe shtyllë e fortë e këtij sistemi të pabarazisë në këtë shoqëri. Të gjitha këto forma të dhunës duhet të luftohen”, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














