Kosova
Zvicra, vendi ku Kosova eksporton më së shumti prodhime të drurit
Zvicra me 32,59% (51,68 mln €) zë vendin e parë të shteteve ku eksportohen prodhimet e drurit nga Kosova. Pas saj vjen Gjermania, 24,39% (38,68 mln €)
Viti 2025 shënon një performancë të qëndrueshme të eksportit në sektorin e përpunimit të drurit, duke arritur vlerën prej 158,56 milion €.
“Pas rritjes së fortë në vitet 2021–2023, eksporti vazhdon të mbetet në nivele të larta, duke dëshmuar konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e industrisë sonë në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim për media, të publikuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Krahasuar me vitet para 2020, eksporti i vitit 2025 është shumëfish më i lartë, çka tregon zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e prezencës së produkteve tona në tregjet e jashtme.
Industria e drurit dhe mobiljeve po vazhdon të kontribuojë ndjeshëm në ekonominë e vendit, duke forcuar pozitën e saj si sektor me potencial të lartë eksporti.
Top shtetet ku eksportohen mallrat nga Kosova – 2025
SHPDK publikon të dhënat mbi shtetet kryesore ku janë orientuar eksportet e industrisë së drurit dhe mobilieve gjatë vitit 2025. “Zvicra dhe Gjermania mbeten tregjet kryesore të eksporteve tona, duke konfirmuar forcimin e vazhdueshëm të prezencës së industrisë së drurit të Kosovës në tregun evropian”, thuhet në njoftimin e shoqtës.
Sipas të dhënave: Zvicra, me 32,59% | 51,68 mln € është e para. Pas saj vjen Gjermania, 24,39% (38,68 mln €), Shqipëria – 7,80% (12,36 mln €); Maqedonia e Veriut 4,64% (7,36 mln €) dhe Franca – 3,65% (5,79 mln €).
(Burimi: Dogana e Kosovës)
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën, më 8 mars 2026, dy kandidatë me prejardhje... -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët Kjo nuk është hera e parë që SEM ka pezulluar vendimet për azil. "SEM i përshtat... -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua -
Parlamenti miraton fondet për viktimat në Crans-Montana -
Kë do ta kandidojë FDP në raundin e dytë për kryebashkiak, pas humbjes së Avdilit













