Futboll
Kosova shënon ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s, “Dardanet” arrijnë pozitën më të mirë historike
Falë rezultateve pozitive në kualifikimet për Botërorin 2027, Kombëtarja e femrave ngjitet 11 vende dhe renditet e 81-ta në botë
Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme në ranglistën e FIFA-s, duke regjistruar rritjen më të madhe të pikëve në nivel global për këtë periudhë, përcjell albinfo.ch.
Falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, si dhe dy triumfeve radhazi kundër Bullgarisë, Kosova ka grumbulluar 58.33 pikë, duke qenë kombëtarja me rritjen më të lartë të pikëve nga të gjitha ekipet kombëtare të femrave, që nga publikimi i fundit i renditjes më 11 dhjetor 2025.
Në ranglistën e re të publikuar të martën nga FIFA, Kosova renditet në vendin e 81-të, duke u ngjitur për 11 pozita krahasuar me renditjen paraprake. Kjo është njëkohësisht edhe pozita më e mirë historike për kombëtaren e femrave, të njohura si “Dardanet”.
Rezultatet pozitive janë arritur në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, duke reflektuar progresin dhe formën në rritje të ekipit.
Deri më tani, pozita më e mirë e Kosovës kishte qenë vendi i 91-të, e arritur në mars të vitit 2024, ndërsa renditja më e dobët ishte vendi i 126-të. Ndërkohë, mesatarja historike e Kosovës në këtë ranglistë ka qenë rreth pozitës së 108-të./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë FC Prishtina dhe FC Kosova Genève u përballën në ndeshjen për trofe, në një ngjarje të... -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur












