Futboll

Xherdan Shaqiri lëndohet në stërvitje, mungon ndaj FC Sion

Kapiteni i Baselit pëson dëmtim muskulor, pritet të jetë jashtë fushës për disa javë

Kapiteni i FC Basel, Xherdan Shaqiri, ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes së zhvilluar të martën, më 21 prill 2026, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit të klubit, Shaqiri ka pësuar një dëmtim të lehtë strukturor muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, duke bërë që ai të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në shtëpi ndaj FC Sion.

FC Basel ka bërë të ditur se mungesa e tij mund të zgjasë disa javë, varësisht nga rikuperimi dhe gjendja fizike e lojtarit.

Shaqiri është një nga figurat kryesore të skuadrës dhe mungesa e tij pritet të ndihet në ndeshjet e ardhshme./Albinfo.ch