Kosova
Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Haxhiu: Zgjedhja e Gashit hap i rëndësishëm në avancimin e reformës në drejtësi
Arian Gashi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Duke paraqitur prioritetet e tij, Gashi ka thënë se fillimisht do të angazhohet për rritjen e bashkëpunimit me anëtarët e Këshillit dhe me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas tij, rreziku për cenimin e parimeve themelore ka qenë i madh, prandaj në fokus të punës së tij do të jetë mbrojtja e këtyre parimeve dhe jo mbrojtja e interesave të grupeve të caktuara.
Ai ka premtuar gjithashtu rritje të transparencës dhe hapje më të madhe ndaj mediave, duke thënë se Këshilli Prokurorial nuk duhet të “barrikadohet”, siç sipas tij ka ndodhur në të kaluarën.
Ai shtoi se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që puna e KPK-së të udhëhiqet mbi bazën e garancive kushtetuese, me trajtim të barabartë dhe të paanshëm.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Dardan Vuniqin zëvendëskryesues i KPK-së.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se zgjedhja e kryesuesit dhe zevendëskryesuesit është hap i rëndësishëm në zbatimin e ndryshimeve të fundit ligjore dhe avancimin e reformës në drejtësi.
Përshëndes mbledhjen e mbajtur të Këshillit Prokurorial, në të cilën u zgjodhën Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi, një hap i rëndësishëm në zbatimin e ndryshimeve të fundit ligjore dhe në avancimin e reformës në drejtësi. Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global
Jeta në Zvicër
-
Fund i një epoke: SWISS ndalon shitjet “duty-free” në avionë Megjithatë, shitjet “duty-free” do të vazhdojnë të jenë të disponueshme në aeroporte, ndërsa pasagjerët do të... -
Zvicra synon lehtësimin e aksesit në pilulën e emergjencës -
BE mbështet reformën për përfitimet e papunësisë për punëtorët ndërkufitarë, kosto shtesë të mundshme për Zvicrën -
Goditje për qeverinë zvicerane: Parlamenti dobëson reformën për infermierët -
Shumica e zviceranëve mbështesin iniciativën “Jo për 10 milionë banorë”















