Lajme
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike
Këshilli i Madh i Gjenevës ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e veshjeve mbuluese të plota gjatë larjes në pishinat publike, përfshirë edhe forma si burka ujore.
Këto veshje, të përdorura nga disa gra myslimane, mbulojnë pjesën më të madhe të trupit gjatë qëndrimit në ujë.
Sipas ligjit të ri, në pishinat publike do të lejohen vetëm kostume banje që nuk kalojnë gjatësinë deri në gjunjë dhe që i lënë krahët të zbuluar, transmeton albinfo.ch.
Ligji u miratua të enjten në mbrëmje nga shumica e djathtë në Këshillin e Madh. Edhe pse në tekst nuk përmenden drejtpërdrejt këto veshje, në praktikë ato ndalohen. Ky ishte edhe qëllimi i projektligjit fillestar të propozuar nga Partia Popullore Zvicerane (SVP).
Kjo parti e arsyetoi nismën me argumente higjienike, duke theksuar gjithashtu se synon të dërgojë një mesazh kundër detyrimit të grave.
Nga ana tjetër, deputetët e majtë e kanë kritikuar ligjin, duke e cilësuar atë si ksenofob dhe duke paralajmëruar se mund të përjashtojë disa gra myslimane nga hapësirat publike.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












