Lajme
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër
Kërkesa për të pasur një patentë fizike drejtimi mund të bëhet thjesht një kujtim në Zvicër. Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një mocion që synon t’i bëjë patentat digjitale të drejtimit normë.
Teksti i paraqitur nga një komision parashikon që shoferët të jenë në gjendje të paraqesin patentën e tyre të drejtimit në formë digjitale.
“Kjo do t’i thjeshtonte shumë procedurat, si për qytetarët ashtu edhe për autoritetet”, tha parlamentari Benjamin Giezendanner në emër të komisionit, shkruan swissinfo.
Kërkesa për të pasur dokumente fizike do të shfuqizohet në përputhje me rrethanat. Çështja tani i kalon Senatit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













