Muzikë
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez
Në kuadër të muajit të Frankofonisë, Ambasada e Shqipërisë në Stokholm do të shfaqë në Kinemanë Zita filmin shqiptar “Derë e Hapur” (Open Door), me regji të Florenc Papas dhe me një kast aktorësh të vlerësuar, transmeton albinfo.ch.
Filmi trajton historinë e një gruaje të martuar, e cila së bashku me djalin dhe motrën e saj shtatzënë, përpiqen të kthehen në fshatin e tyre të lindjes. Rrugëtimi i tyre shoqërohet me sfida të shumta, duke kulmuar me përballjen me babain strikt, në një situatë të ndjeshme ku motra shtatzënë është e pamartuar.
Shfaqja e filmit do të mbahet më 24 mars 2026, në ora 18:00, në sallën Zita 1, Zita Folkets Bio në Stokholm. Biletat mund të sigurohen përmes platformës zyrtare të kinemasë.
Ambasada e Shqipërisë në Stokholm ka shprehur falënderime për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe producentin Eno Milkani për bashkëpunimin në sjelljen e këtij filmi për publikun ndërkombëtar, duke promovuar kështu kinemanë shqiptare dhe vlerat kulturore në arenën ndërkombëtare.

Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë Burri i plagosur rëndë, një 35 vjeçar nga Afganistani është aktualisht i dyshuari për vrasjen e... -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore











