Kosova

Kurti për çmimet e naftës: Jo zgjidhje të shpejta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës për rritjen e çmimeve të naftës, ka paralajmëruar se do të sjellin një pako të re për përballje me inflacionin.

Kurti ka folur edhe për mbështetjen e transportit publik urban dhe ndërurban.

“Në këtë kohë sfiduese, çmimet e naftës dhe energjisë kanë luhatje të vazhdueshme dhe është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta. Por detyra jonë nuk është të gjejmë rrugën më të lehtë, por ta zgjedhim rrugën më të drejtë, më të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë. Situata aktuale ka sfiduar edhe ekonomitë më të mëdha në botë. Te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve. Ne jemi duke përgatitur Pakon e Inflacionit 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh, kjo është mënyra se si ne përballemi me inflacionin”, deklaroi ai, transmeton albinfo.ch.

Ai ka thënë se është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por duhet të gjendet “rruga më drejtë, e dobishme dhe e qëndrueshme”.

“Në kohë sfiduese kur çmimet globale të energjisë dhe naftës kanë luhatje, është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por detyra jonë nuk është ta zgjedhim rrugën më të lehtë, por rrugën më të drejtë, të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë. Te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta, pasi nuk ka pasue kufizim të furnizimit dhe as humbje të derviateve. Kërkesat në këtë seancë nuk janë të reja ose të papritura, në vazhdimësi në secilën krizë ose luhatje, që kanë qenë shumë në këto 6 vite, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën. Në pamje të parë kjo duket si zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është një zgjidhje e kushtetueshme. Edhe nëse ulet TVSH-ja, efekt nuk ka te produktet e tjera” , ka thënë Kurti.