Lajme
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane
Togerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ermona Meshi, ka përfunduar me sukses studimet në Adjutant General School të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e saj profesional, transmeton albinfo.ch.
Ajo është nderuar me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic Medal”, një vlerësim që u jepet studentëve ndërkombëtarë për rezultate të larta akademike, disiplinë dhe përfaqësim dinjitoz gjatë trajnimeve.
Ky sukses ka një domethënie edhe më të veçantë, pasi Ermona Meshi është mbesa e dëshmorëve Afrim dhe Bashkim Meshi, dy vëllezër që ranë heroikisht në luftë për lirinë e atdheut.
Arritja e saj konsiderohet një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të kuadrove të FSK-së, si dhe një përfaqësim i denjë i Kosovës në institucionet prestigjioze ushtarake ndërkombëtare./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan që shtetasi kosovar, i cili banon në Gjermani, t'i nënshtrohet trajtimit spitalor dhe... -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Valisi është kantoni i Zvicrës më i ekspozuar ndaj rreziqeve të përmbytjeve Midis kantoneve zvicerane, janë banorët e Valais ata që janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të... -
Rritje mbi mesataren në tregun zviceran të hipotekave në vitin 2025 -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Kompania zvicerane Stadler do të prodhojë 21 tramvaje për qytetin Austin në SHBA -
Kërkesat për azil në Zvicër ranë në gjysmën e parë të vitit













