Futboll
Leon Myrtaj zgjedh Hungarinë, jo Kosovën e Shqipërinë
Talenti i Tottenham U18 ndryshon përfaqësuesen pas pakënaqësive me trajtimin nga FSHF
Shqipëria pritet të humbasë një nga talentet më premtuese të gjeneratave të reja. Bëhet fjalë për Leon Myrtaj, futbollist me prejardhje nga Kosova dhe pjesë e Tottenham U18, i cili ka vendosur që në arenën ndërkombëtare të përfaqësojë Hungarinë, duke mos zgjedhur as Kosovën dhe as Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, Myrtaj ka marrë këtë vendim pasi është ndjerë i nënvlerësuar dhe i trajtuar jo në mënyrë të drejtë nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) gjatë kohës sa ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave.
Futbollisti ka të drejtë të luajë për Hungarinë, pasi nëna e tij është hungareze, çka i mundëson ndryshimin e përfaqësueses në nivel ndërkombëtar.
Myrtaj ka qenë pjesë e Shqipërisë në grupmoshat U-15 deri në U-17, ku ka regjistruar 10 paraqitje dhe 4 gola, duke konfirmuar potencialin e tij si lojtar ofensiv me perspektivë të lartë.
Ky vendim konsiderohet një humbje e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, e cila mbetet pa një talent të ri që shihej si një nga emrat me të ardhme në futbollin europian./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













