Zhvillim
Precedenti i Kosovës
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ngjalli reagime të shumta dhe legjitime në opinionin shqiptar. Themi legjitime, ngase ajo zyrtarizon historikisht një realitet faktik që ka mbretëruar në Kosovë që nga viti 1999 në enklavat serbe brenda saj, si dhe në Veri të Kosovës, ku autoriteti i institucioneve kosovare nuk është ushtruar. Me këtë akt të fundit politik të njohjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe situata e qeverisjes paralele, e krijuar viteve të fundit, njihet tani e tutje si një realitet de jure nga vendimmarrësit politikë të Kosovës, të zgjedhur nga populli i Kosovës me mjete demokratike. Kjo marrëveshje, në emër të shtetforcimit dhe stabilizimit të brendshëm dhe të jashtëm politik, legjitimon një proces, i cili dobëson unitetin e këtij shteti të brishtë, gjë që pastaj edhe vështirëson procesin e mëvetësimit politik, por edhe socioekonomik dhe kulturor afatgjatë. Kjo zgjidhje politike që rezultoi tani me marrëveshjen në fjalë dëshmon po ashtu edhe moskapacitetin dhe mungesën e vizionit të lidershipit politik kosovar për të integruar pakicat në unitetin politik dhe ekonomik kosovar.
Në fakt, marrëveshja e fundit është më shumë një shkëmbim i një pjese të sovranitetit të brendshëm të Kosovës, d.m.th., administrimi që një qeveri e organizon brenda një shteti dhe i cili thirret në emër të një autoriteti dhe kontrolli të brendshëm politik, për të fituar pjesërisht një sovranitet të jashtëm, d.m.th., shpërthimin legjitim simbolik jashtë kufijve administrativë, respektivisht njohjen e Kosovës në koncertin e kombeve. Mirëpo, në realitet, ky shkëmbim është njëkohësisht duke e cenuar sovranitetin e jashtëm, në kuptimin e doktrinës që buron nga parimet e Westphalisë, ngase i jep hapësirë një shteti fqinj, respektivisht Serbisë, që të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës nëpërmjet elementit minoritar serb në Kosovë.
Për hir të objektivitetit vlen po ashtu të kujtojmë faktin se njohja e realitetit politik-territorial të pakicës serbe në Kosovë veçse ka qenë i qendisur në Pakon e Ahtisaarit. Kjo pako është aprovuar dhe integruar në strukturën juridike-kushtetuese dhe institucionale të shtetit të Kosovës. Pakoja në fjalë, në një fazë të parë, pa e emëruar, e pati konsideruar pavarësinë e Kosovës si të vetmen alternativë, por edhe pati eksponuar elemente të autonomisë së serbëve në Kosovës (lidhjet horizontale mes komunave serbe si dhe lidhjet vertikale me Serbinë), pa i emëruar po ashtu atë.
Sa për fund, fakt është se paqja e ka një çmim për secilën palë. Mirëpo, mënyra se si në Kosovë po territorializohen të drejtat e pakicave brenda një strukture shtetërore është një precedent që mund të përdoret edhe në shtetet fqinje që llogarisin komponente të ndryshme etnike, sidomos kur ato janë me peshë demografike.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen














