Lajme
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë
Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës, i cili po mbahet më 13–15 prill me moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”
Në Tiranë ka nisur Samiti i IV-të i Diasporës, i cili po zhvillohet nga data 13 deri më 15 prill, nën logon “Përmes rrënjëve lartësohemi”, duke mbledhur përfaqësues të diasporës shqiptare nga e gjithë bota, shkruan albinfo.at.
Samiti ka bërë bashkë institucione shtetërore, biznesin, akademinë dhe shoqërinë civile, me qëllim forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë këtyre ditëve janë paraparë të zhvillohen gjithsej 18 panele diskutimi, të cilat do të trajtojnë tema të rëndësishme si bashkëpunimi ekonomik, investimet e diasporës, turizmi, arsimi, inovacioni, digjitalizimi, si dhe ruajtja e identitetit kulturor dhe gjuhësor.
Në ceremoninë e hapjes që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekoroi disa personalitete të diasporës shqiptare për kontributin e tyre.
Pjesë e këtij samiti janë edhe 22 afaristë të suksesshëm shqiptarë nga Austria, të udhëhequr nga kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj.
Në delegacionin nga Austria bëjnë pjesë edhe emra të njohur të komunitetit të biznesit si Hamdi Krasniqi, Arben Myftari, Avdi Rugova, Ardit Zendeli, Shiqeri Emrllahu, si dhe shumë afaristë të tjerë që po përfaqësojnë potencialin ekonomik të diasporës shqiptare në Austri.
Pjesëmarrja e tyre në Samitin e Diasporës shihet si një mundësi e rëndësishme për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe për nxitjen e investimeve të diasporës në Shqipëri dhe rajon./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Harvard
Yll Sadiku përfundon studimet Master në Harvard Law School Juristi nga Kosova e cilëson arritjen si një nder dhe privilegj, duke falënderuar familjen, miqtë dhe... -
Itali
Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” mbyll vitin shkollor me festë dhe teatër kushtuar Skënderbeut -
Berlin
Opera “Syrigana” rikthehet në Berlin, pjesë e ekspozitës së Petrit Halilajt -
Berlin
Mira Murati renditet mes grave më të fuqishme në teknologji nga revista Fortune -
Dënohet me 15 vjet burg shqiptari që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift
Jeta në Zvicër
-
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë Telefonuesi kishte pretenduar se kishte parë imazhe të një rrëmbimi në një vend të njohur për... -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau -
Rrëzohet një aeroplan pa motor në Schwyz, vdes piloti -
Turizmi në Zvicër: Më shumë bujtje në vitin 2025














