Lajme
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps
CEO dhe bashkëthemelues i Synaps në Vjenë, ai synon të revolucionarizojë dizajnin arkitekturor përmes inteligjencës artificiale
Revista prestigjioze Forbes ka përfshirë shqiptarin Brendon Ahmeti, CEO dhe bashkëthemelues i start-upit austriak Synaps, në listën e saj të profileve të suksesshme, transmeton albinfo.at.
Brendon Ahmeti është CEO dhe bashkëthemelues i start-upit PropTech Synaps, me seli në Vjenë, të cilin e themeloi së bashku me Kevin Cobaj (CTO) dhe Agron Bajraktari (COO). Synaps synon të bëhet një lloj “Canva për dizajn arkitekturor”, duke sjellë një qasje të re në fushën e projektimit përmes teknologjisë moderne.
Platforma është konceptuar në mënyrë që çdo përdorues të mund të përshkruajë një hapësirë, ndërsa sistemi, përmes inteligjencës artificiale, të gjenerojë dizajne të sakta, të realizueshme dhe profesionale për përdorim praktik.
Sipas Forbes, Synaps ka arritur një sukses të rëndësishëm që para lansimit zyrtar, duke siguruar 1.4 milionë euro financim, çka dëshmon interesin e madh të investitorëve ndaj këtij projekti inovativ.
Kompania ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm edhe në treg, pasi sipas deklarimeve të saj, rreth 8 mijë kompani tashmë janë në listën e pritjes për të përdorur platformën Synaps, ndërsa bashkëpunimet e saj shtrihen me mijëra kompani nga mbarë bota.
Në një mesazh të tij, Brendon Ahmeti ka theksuar se rrugëtimi i tij profesional ka qenë gjithmonë i orientuar drejt krijimit të ndikimit real.
“Nga projektimi dhe investimi në projekte të pasurive të paluajtshme në tre kontinente, deri te ndërtimi i një kompanie që po e ripërcakton arkitekturën përmes inteligjencës artificiale, motivimi im ka qenë gjithmonë i njëjtë: të krijoj ndikim të vërtetë,” shprehet Ahmeti.
Përfshirja e Brendon Ahmetit në Forbes konsiderohet një tjetër dëshmi e potencialit të shqiptarëve në diasporë, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale. /Albinfo.at

Brendon Ahmeti – Forbes
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Djathari akuzohet për vjedhje tonash djathi Një prodhues i njohur djathi në Zvicër është përfshirë në një skandal të pazakontë, pasi autoritetet... -
Me 11.9%, Zugu ka më së shumti makina elektrike në Zvicër -
Valis: Thyhet rekordi botëror për raclette-n më të madhe -
Rektori i Universitetit të Cyrihut kërkon tarifa më të ulëta për studentët -
GLP refuzon iniciativën “Jo Zvicrës me10 milionë banorë”













