Lajme

Irani kërcënon nëse bllokada detare e SHBA-së vazhdon

Ushtria iraniane ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane.

Komanda qendrore e ushtrisë paralajmëroi se SHBA-të se do të përballen me një përgjigje nga forcat e fuqishme të armatosura të Iranit nëse blocked vazhdon.

“Ne jemi të gatshëm dhe të vendosur, ndërsa monitorojmë sjelljen dhe lëvizjet e armiqve”, thuhet në deklaratë, raporton Reuters, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Aragchi, sot ka zhvilluar takime me shefin e ushtrisë së Pakistanit, si dhe me ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm të vendit, teksa për këtë fundjavë nuk janë paraparë bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të mbërrijnë sot në Islamabad.