Jeta në Zvicër
Shtrenjtohen premitë e sigurimeve shëndetësore
Sipas një shërbimi krahasues në internet, pritet shtrenjtimi i premive të sigurimeve shëndetësore nga katër deri në gjashtë për qind.
Paralajmërohet sërish rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër për vitin e ardhshëm.
Premitë e sigurimeve shëndetësore do të shtrenjtohen në vitin 2016 nga katër deri në gjashtë për qind. Në veçanti, të siguruarit në pjesën gjermanofolëse në Zvicër duhet të paguajnë më shumë se në pjesën frankofone dhe Ticino.
Kështu të paktën thotë një shërbim krahasues në internet, i cili ka krahasuar 80 mijë premi të sigurimeve shëndetësore tashmë të njohura në Zvicër, raporton SRF, përcjell albinfo.ch.
Sidomos banorët e kantoneve të Aargau, Appenzell, Glarus, Lucern, Nidwalden, Obwalden dhe St. Gallen duhet të jenë të përgatitur që të paguajnë më shumë. Në pjesën frankofone dhe Ticino do të ketë rritje në kantonet Fribourg dhe Jura
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla












