Të tjera
Bllokohen fondet për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuza për diskriminim politik
Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar nē Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi ka deklaruar se fondet e dedikuara për shqiptarët në Lugina e Preshevës janë bllokuar, duke ngritur akuza për diskriminim dhe ndikim politik në këtë proces.
Sipas tij, donacionet nga Kosova dhe Shqipëria, të destinuara për arsim, zhvillim dhe mbështetje për të rinjtë, janë pranuar fillimisht nga Halkbank, e cila ka kërkuar dokumentacion shtesë. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve, fondet janë refuzuar dhe kthyer mbrapsht pa një sqarim të qartë.
Në deklaratë thuhet se ky vendim nuk është teknik, por politik, dhe lidhet me ndikimin e Qeverisë së Serbisë, transmeton albinfo.ch.
Bllokimi i këtyre mjeteve pritet të ndikojë drejtpërdrejt në disa sektorë: mbi 3,500 nxënës mund të mbesin pa libra falas, më shumë se 700 studentë pa bursa, rreth 100 të diplomuar pa praktikë profesionale, si dhe qindra bujq e dhjetëra organizata pa mbështetje financiare. Në mesin e tyre janë organizata sportive, kulturore, media dhe grupe që merren me të drejtat gjuhësore dhe sociale.
Këshilli thekson se kjo situatë përbën goditje ndaj arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe, duke e cilësuar si një çështje që prek drejtpërdrejt të drejtat dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar në rajon.
VIDEO:
https://www.facebook.com/share/v/1BCD9hejQa/
E-Diaspora
-
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë Shqiptarja nga Kosova përfundoi me sukses studimet e doktoratës në Universitetin Kombëtar të Komisionit të Edukimit... -
Vetëvendosje siguron edhe deputetin e 52-të nga votat e diasporës -
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus Pas refuzimit të iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”, debati për migracionin dhe azilin në Zvicër... -
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie -
Komunat e Gjenevës apelojnë ligjin për ndalimin e rrobave të banjës mbuluese -
Paralajmërohen temperatura deri në 38 gradë: A do të thyhet rekordi i nxehtësisë për qershorin?












