Lajme
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale
Doktoranti shqiptar në Universitetin Teknik të Kaiserslautern-it (RPTU) prezantoi një punim shkencor mbi vozitjen autonome dhe parashikimin e manovrave të automjeteve, duke u vlerësuar me rezultatin maksimal.
Një tjetër arritje e rëndësishme akademike vjen nga diaspora shqiptare në Gjermani. Studiuesi shqiptar Petrit Rama ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin Teknik të Kaiserslautern-it (RPTU), duke shënuar sukses në një nga fushat më të avancuara të teknologjisë moderne – inteligjenca artificiale dhe vozitja autonome, transmeton albinfo.ch.
Disertacioni i tij shkencor trajton temën e parashikimit të manovrave dhe ndërrimit të korsisë në automjetet autonome, duke u bazuar në arkitektura të avancuara të mësimit të thellë (deep learning) dhe në përpunimin e të dhënave multimodale.
Sipas komisionit vlerësues, puna e Ramës paraqet një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe rritjen e saktësisë së vendimmarrjes në sistemet inteligjente të transportit, duke ndihmuar zhvillimin e teknologjive që synojnë automatizimin e plotë të drejtimit të automjeteve.
Për nivelin e lartë shkencor dhe prezantimin e suksesshëm të punimit, komisioni akademik e vlerësoi doktoraturën me notën maksimale “summa cum laude”, një nga vlerësimet më të larta që jepet në sistemin universitar gjerman.
Profesori Blerim Rexha, pjesë e komisionit vlerësues, e cilësoi këtë arritje si një moment krenarie dhe një dëshmi të potencialit të lartë të studiuesve shqiptarë në fushat bashkëkohore të shkencës dhe teknologjisë./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













