Futboll
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez
Nga Prishtina në Allsvenskan – Maqedonci ndër arbitrat profesionistë më të shquar në kampionatin kryesor të Suedisë
Bëhet fjalë pë arbitrin ndërkombëtar të futbollit, Granit Maqedonci, i cili ka arritur një karrierë të shquar në futbollin profesionist suedez dhe ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch.
Granit Maqedonci ka lindur më 25 mars 1989 në Prishtinë, por familja e tij u zhvendos në Suedi në moshë të vogël, ku ai nisi karrierën si arbitër futbolli.
vlen të theksohet se Maqedonci është një prej arbitrit profesionistë në kampionatin e elitës suedeze, Allsvenskan, ku ka gjykuar mbi 100 ndeshje deri më sot.
Ai është ndër arbitrat profesionalë në Suedi dhe ka debutuar në ligë të parë më 4 gusht 2018. Në vitet e fundit,
Po ashtu, Maqedonci ka gjykuar ndeshje në nivele të ndryshme, përfshirë Allsvenskan, Kupën suedeze (Svenska Cupen) dhe kompeticione evropiane si fazat kualifikuese të UEFA Europa League dhe Conference League.
Përveç aktiviteteve në ligat kombëtare, ai ka shërbyer edhe si zyrtar në ndeshje ndërkombëtare, duke përfshirë role si zyrtar i katërt në kompeticionet e UEFA-s.
Edhe Ambasada e Kosovës në Stokholm së fundmi ka vlerësuar lart sukseset e Granit Maqedoncit dhe përfaqësimin dinjitoz që ai u bën profesionistëve me origjinë nga Kosova, duke shërbyer si shembull frymëzimi për gjeneratat e reja të arbitrave shqiptarë në diasporë./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur













