Lajme
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran?
Një aksident i ndodhur në autostradën A9 në Zvicër ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e imunitetit diplomatik dhe kufijtë e tij ligjorë. Rasti përfshin një automjet diplomatik, drejtuesi i të cilit u lirua nga përgjegjësia penale falë imunitetit diplomatik.
Danielle Werthmueller, shefe e Seksionit për Çështje Ligjore dhe Protokollare në Misionin Zviceran pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, shpjegoi për emisionin “On en parle” se imuniteti diplomatik është një mbrojtje ndërkombëtare që u mundëson diplomatëve të kryejnë detyrat e tyre pa presion nga autoritetet vendase.
“Kjo mbrojtje bazohet në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, të ratifikuar edhe nga Zvicra dhe e zbatueshme në mbarë botën”, tha ajo.
A mund të ndiqen penalisht diplomatët?
Sipas Werthmueller, përgjigjja është “po dhe jo”.
“Imuniteti u jep diplomatëve mbrojtje, por ai mund të hiqet. Konventa e Vjenës përcakton qartë se diplomatët duhet të respektojnë ligjet e shtetit ku qëndrojnë”, theksoi ajo, transmeton albinfo.ch.
Rasti i aksidentit në autostradë
Në prill të vitit 2025, një BMW me targa diplomatike u përfshi në një aksident me një motoçiklist në autostradën A9. Sipas raportimeve, drejtuesi i BMW-së ndryshoi papritur korsinë për të shmangur ngadalësimin e trafikut dhe goditi motoçiklistin, i cili mbeti i paaftë për punë për tre muaj.
Edhe pse viktima ngriti kallëzim penal, Prokuroria Publike e kantonit Vaud e pushoi çështjen duke u mbështetur në imunitetin diplomatik të shoferit.
Megjithatë, Dhoma e Apelit Penal ka kërkuar rihapjen e hetimeve, duke argumentuar se nuk është verifikuar mjaftueshëm nëse personi në fjalë ishte ambasador apo vetëm një atashe pranë një misioni të huaj në OKB, status që mund të mos mbulohet nga imuniteti diplomatik.
Imuniteti nuk lidhet me makinën
Werthmueller sqaroi se automjeti diplomatik nuk i jep automatikisht imunitet kujtdo që e drejton atë.
“Në parim, një automjet diplomatik mund të drejtohet vetëm nga diplomati pronar ose anëtarët e familjes së tij. Nëse automjeti drejtohet nga një person tjetër, gjithçka varet nga statusi i tij. Nuk është makina që jep imunitetin, por personi”, u shpreh ajo.
Kush mund ta heqë imunitetin?
Sipas autoriteteve zvicerane, vetëm shteti që përfaqëson diplomati ka të drejtë të heqë imunitetin e tij.
“Zvicra nuk mund ta heqë vetë imunitetin diplomatik. Policia mund të ndalojë një automjet me targa ‘CD’, por nuk mund të përdorë forcë ndaj diplomatëve, si për shembull t’i nxjerrë me forcë nga makina apo t’i arrestojë. Gjithashtu, ata nuk mund të merren në pyetje pa pëlqimin e tyre”, përfundoi Werthmueller.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










