CH-Ballkani
Marrëveshje për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore
Marrëveshja është arritur pas 4 muajsh negociatash mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Tashmë ka mbetur vetëm miratimi i marrveshjes në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Bundestagun gjerman.
Burime zyrtare nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë kanë bërë të ditur për DW, se gjatë këtij muaji në Tiranë do të mbrijë nga Gjermania një grup ekspertësh për të përmbyllur procesin, në prag të kalimit të marrveshjes në parlamentet e të dyja vendeve, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja ka të bëjë pikërisht me të dyja kategoritë: ata që arrijnë moshën e pensionit dhe janë nënshtetas gjermanë do t’ju llogariten vitet që kanë punuar në Shqipëri.
Ata që janë nështetas shqiptarë dhe kanë arritur moshën e pensionit do t’u njihen edhe vitet që kanë punuar dhe paguar kontributet për sigurim shoqëror dhe shëndetësor në Gjermani. E njëjta skemë vlen edhe për gjermanët që punojnë në Shqipëri.
Burime zyrtare nga Minstria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë thanë se nga marrveshja e sapomiratuar do të përfitojnë rreth 20 mijë shtetas shqiptarë, të cilët kanë derdhur kontributet e sigurimeve në Gjermani.
Me fjalë të tjera kjo do të thotë që ata do të marrin pension për vitet që kanë punuar në Shqipëri dhe për ato që kanë punuar në Gjermani, natyrisht nëse kanë derdhur kontributet shoqërore dhe shëndetësore.
Marrveshja dypalëshe Gjermani-Shqipëri për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore shtrihet përtej pensionit. Ajo do të zbatohet edhe për degë të tjera të sigurimit të detyrueshëm si sigurimi për sëmundje, lejet e lindjes, sigurimi për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, sigurimi reciprok i të punësuarve, përfitime të papunësisë dhe përfitime familjare.
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore edhe me Belgjikën, Çekinë, Luksemburgun, Kanadanë, Maqedoninë dhe pritet finalizimi i marrëveshjes edhe me Hungarinë, ndërsa me Rumaninë dhe Austrinë vazhdojnë bisedimet.
Negociatat janë hapur dhe po vazhdojnë edhe me 14 vende të tjera në Europë. Italia dhe Greqia, dy vendet ku është numri më i madh i emigrantëve nga Shqipëria, mbeten ende jashtë këtij procesi
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














