Kosova
“Tubimi i Bashkimit” në Prishtinë: Abdixhiku dhe Osmani flasin për shpresë dhe unitet politik
Në një atmosferë të mbushur me brohoritje dhe simbolikë politike në Prishtinë, “Tubimi i Bashkimit” ka sjellë në një skenë të përbashkët Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun, duke shënuar një moment që u interpretua si mesazh afrimi dhe riorganizimi politik.
Në hapje të tubimit, Abdixhiku u shfaq krah Osmanit, madje edhe me një përqafim mes tyre, duke e cilësuar këtë moment si fillim të një “vale të re politike” në vend. Sipas tij, ky bashkim përfaqëson një etapë të re, ku forcat politike po dalin “më të forta, më të bashkuara dhe më të përkushtuara”.
Ai iu drejtua Osmanit me fjalët: “Vjosë, mirëserdhe në shtëpinë tënde”, duke nxitur reagime të shumta nga të pranishmit.
Nga ana tjetër, Vjosa Osmani, në një fjalim të mbajtur në kuadër të tubimit të LDK-së, tha se nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë plotësisht emocionin e këtij momenti. Ajo u prit me duartrokitje nga një numër i madh simpatizantësh, teksa tha: “Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, transmeton albinfo.ch.
Osmani shtoi se gjatë muajve të fundit ka vërejtur zhgënjim te qytetarët, por njëkohësisht edhe një ndjenjë të fortë shprese për ndryshim dhe bashkim. Sipas saj, në çdo shtrëngim duarsh është ndjerë një mesazh i qartë: “kthehu në shtëpi”, duke e lidhur kështu narrativën e saj me idenë e ikthimit dhe unitetit politik.
Tubimi u karakterizua nga mesazhe politike për afrim, reflektim dhe riorganizim.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%















