Sport
Stefan Henchoz kritikon Shaqirin: “Ne Stoke shkoi veç për para”
Ish-mbrojtësi i kombëtares zvicerane, Stefan Henchoz e quan të pakuptimtë transferimin e Xherdan Shaqirit në Stoke City
Transferimi i Xherdan Shaqirit në Stoke City po vazhdon të kritikohet më të madhe në Zvicër. I fundit është ish-mbrojtësi i kombëtares zvicerane dhe Liverpulit, Stefan Henchoz, ku sipas tij, Shaqiri shkoi në premirë ligë vetëm për shkak të parave.
“Sigurt nuk shkoi atje, për shkak se Stoke ka ambicie të mëdha për të arritur në ligën e kampionëve, të cilit ekip kurrë nuk iu dha rasti në jetë. Ai është atje vetëm për shkak të parave”, thotë ai për “Tages – Anzeiger”, transmeton “albinfo.ch”.
Për Henchoz ky ndryshim i tij është i pakuptimtë. “Ai atje do të marrë para të majme, të cilat nuk do t’i merrte askund tjetër. Kjo është e tëra”, ka qenë kritika e tij.
Në fakt, Xherdani falë kontratës së nënshkruar me Stoke, aktualisht është sportisti më i paguar në Zvicër: 120,000 paund (183’460 CHF) i fiton në javë, ose 9.5 milionë franga zvicerane në vit – duke përfshirë edhe bonuset.
Krahas Henchoz-it, edhe legjenda gjermane, Stefan Effenberg dhe ish bashkëlojtari i Shaqirit, David Degen, kanë kritikuar Shaqirin dhe vëllain e tij, Erdinin, për zgjedhjen që kanë bërë.
Ndërkohë përfaqësuesja e Zvicrës sonte (e martë) do të zhvilloj ndeshjen e radhës kundër Anglisë për eliminatorët e kampionatit evropian që do të mbahet vitin tjetër në Francë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?
















