Kosova
Petrit Kllokoqi rrëfen përjetimin në Everest: “E pashë vdekjen me sy”
Alpinisti dhe sipërmarrësi nga Kosova, Petrit Kllokoqi, ka përjetuar një nga sfidat më të rënda të jetës së tij gjatë ngjitjes në majën më të lartë të botës, Everest.
Në një lidhje direkte nga Everest Base Camp, ai e përshkroi ekspeditën 45-ditore si një eksperiencë të paharrueshme, por njëkohësisht shumë të rrezikshme, ku jeta është vazhdimisht në rrezik.
Sipas tij, çdo vit në Everest humbasin jetën dhjetëra alpinistë, ndërsa edhe gjatë ekspeditës së tij nuk kanë munguar tragjeditë.
“Everesti është një rrezik shumë i madh. Fatkeqësisht, gjatë kësaj ekspedite humbën jetën tre persona nga grupi ynë. Njëri prej tyre ishte vetëm 24 vjeç. Kushtet janë jashtëzakonisht të rënda dhe shpesh kalon pranë trupave të pajetë që nuk mund të tërhiqen,” tha ai për Tv Klan, transmeton albinfo.ch.
Kllokoqi tregoi se kjo përvojë ishte një betejë jo vetëm fizike, por edhe mendore, ku shpesh mendimet për familjen e bënin të dyshonte në vazhdim.
“Ka momente kur pyet veten pse po e bën këtë, por pastaj kujton qëllimin dhe vazhdon,” u shpreh ai.
Ai theksoi se në lartësi mbi 7,000 metra hyn në “zonën e vdekjes”, ku oksigjeni bie në nivele shumë të ulëta dhe përdorimi i maskave bëhet i domosdoshëm.
Sipas tij, përgatitja për këtë ngjitje ka zgjatur një vit dhe ka përfshirë ngjitje në disa male të botës, përfshirë Mont Blanc dhe Kilimanjaro.
“Jam përgatitur fizikisht dhe mendërisht për një kohë të gjatë. Ngjitja në Everest nuk fillon në Nepal, por shumë më herët, në familje dhe në jetë,” tha Kllokoqi.
Ai e cilësoi arritjen në Everest si një moment krenarie, duke thënë se ndiente se po e çonte flamurin shqiptar në majën më të lartë të Tokës.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin i jep zemër Nati-t përpara ndeshjes me Kolumbinë Parmelin përcolli përshëndetjet dhe urimet më të mira nga Zvicra. "E gjithë Zvicra është me ju",... -
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë -
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet











