Tematike
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon”
"Pëlhurat valëviten në erë, malli rezonon në zërin e babait. "La beauté de l'âne", duhet thënë, është një kryevepër estetike që sfidon përshkrimin"
Filmi “La beauté de l’âne” është një eksplorim poetik i historisë së një brezi të tërë: Regjisorja që jeton në Gjenevë, Dea Gjinovci, kthehet me të atin në fshatin e tij të humbur në Kosovë.
Vendasit riprodhojnë skena nga Kosova e viteve 1950 në dokumentarin “La beauté de l’âne”, transmeton albinfo.ch.
“Janë ngjyrat e ngrohta që e përcaktojnë këtë film, madje edhe në momentet shkatërruese të luftës. Pëlhurat valëviten në erë, malli rezonon në zërin e babait. “La beauté de l’âne”, duhet thënë, është një kryevepër estetike. Një kryevepër që sfidon përshkrimin”, thuhet rreth filmit të regjisores shqiptaro-zvicerane, De Gjinovci në një vështrim të shkruar ng Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA- Keystone.
Ngjyrat e ngrohta janë ato të fotografive që sheh regjisorja dhe producentja zvicerano-shqiptare Dea Gjinovci. Është fillimi i një udhëtimi: Regjisorja dhe babai i saj, i cili ka jetuar në mërgim në Gjenevë për gjashtëdhjetë vjet, kthehen në fshatin e tij të lindjes, Makermal, në Kosovë. Fshati u shkatërrua në luftë dhe e vetmja gjë që mbetet janë historitë e fshatarëve që mbijetuan. Me ta, vajza dhe babai përpiqen të rikrijojnë kujtesën kolektive të një Kosove të zhdukur, duke zbuluar të vërteta si intime ashtu edhe historike.
“Të gjitha shtëpitë prej guri janë zhdukur,” thotë babai në fillim, ndërsa ecën nëpër fshatin e tij, përcjell albinfo.ch. “Lufta i mori.” Ai ecën përgjatë rrugës, pastaj në një livadh, duke u mbështetur në një shkop: “Këtu ishte, shtëpia. Dy kate.”
Për të realizuar këtë dokumentar prekës, shtëpia është rindërtuar. Sugjerohet, në të vërtetë, vetëm një kornizë, disa mobilje, për shembull, një shtrat me çarçafë. Dhe një shkallë në qendër, që të çon askund dhe megjithatë kudo.
Por janë vendasit ata që e sjellin në jetë këtë skenë nën qiell të hapur: Ata e riprodhojnë historinë e babait – skena nga Kosova e viteve 1950. Ata zbulojnë të vërteta tronditëse, kujtojnë jetën e përditshme dhe shumë gjëra mbeten pa përgjigje, siç është zhdukja misterioze e gjyshes.
Ky lloj filmi brenda një filmi është një metodë e zgjuar për t’u marrë si me të qeshurën ashtu edhe me të bukurën, si dhe me tmerrin e luftës – mund të jetë çdo luftë.
“Më ktheve në një fshat që tani ekziston vetëm në kujtesën time”, i thotë babai në një moment vajzës së tij. Dea Gjinovci ka bërë shumë më tepër: ndër të tjera, ajo ka treguar se sa e rëndësishme është të përballesh me historinë dhe sa poetik mund të ndihet një proces i tillë.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash















