Sport
U21 e Zvicrës fiton sërish me shqiptarë
Përfaqësuesja zvicerane U21 ka filluar me fitore ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian, Polonia 2017. Golin e vetëm e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj, në minutën e 85-të, nga 11 metërshi.
Për Heinz Moser, pasardhës i Pierluigi Tami, kjo ishte loja e parë konkurruese e kombëtares zvicerane U21.
Në ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Evropian në Poloni 2017 kombëtarja e Zvicrës do të takohet në Biel me të rinjtë e Bosnjë e Hercegovinës më 8 tetor dhe me Norvegjinë, më 12 tetor. Në mes të nëntorit vjen ballafaqimi me Anglinë.
Si duket Tarashaj do ta zëvendësojë Shaqirin dhe ta sjellë trofenë për përfaqësuesen zvicerane U21.
Me Tarashajn luan edhe shqiptari tjetër, Florent Hadërgjonaj, i cili momentalisht është mbrojtës dhe pjesë e ekipit U21. Tarashaj është vetëm 20 vjet. Ai është i lindur në Cyrih. Prindërit e tij kanë prejardhje nga Kosova, nga Prizreni .
Karriera e tij vazhdon duke u ngjitur në lartësi. Ai luan në çdo përzgjedhje, gjithashtu edhe me përfaqësuesen zvicerane. Kuotat e shënimit të tij janë gjithmonë të shkëlqyera. Në dimër të vitit 2013 ai trajnohet për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të GC-së, Ulli Forte.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla













